Një incident është regjistruar gjatë orëve të natës në Tetove, ku policia ka ndaluar një 32-vjeçar pas sjelljes agresive ndaj një qytetari.
Sipas policisë, D.S. (32) është shoqëruar në stacion policor pas denoncimit të një 59-vjeçari se ishte ofenduar dhe kërcënuar në një park të qytetit.
“Gjatë kontrollit ndaj tij janë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe një shkop bejsbolli”, njofton SPB Tetovë.TS


