Kryetari i njërit nga krahët e ASH-së, Ziadin Sela i ka bërë thirrje të gjitha partive politike shqiptare që të ulen në një tryezë në këtë periudhë kur duhet unitet për çështje të rëndësishme dhe të arriturat e rëndësishme të shqiptarëve.
“Kështu don VMRO-ja. Por, mua më takon që ti them vëllezër, edhe BDI-së, edhe VLEN-it, PDSH, Arben Taravarit e të gjithve. nuk guxojmë ta lejojmë një gjë të tillë, sepse do të zhverësojmë çdo gjë që kemi arritur, qoftë edhe gjysmake, e cila do të shndërrohet në çerek dhe do të zhduket. Nuk guxojmë. Faktori politik shqiptar njëzëri duhet të reagojë. Unë kam vuajtje për tryezën e përbashkët të partive shqiptare parlamentare, sepse kështu ngjan e keqja, e sheh në segmente të vogla, por kjo është e keqja më e madhe që ndodhë. NUk është temë qeveria, nuk është kohë interesash, por kohë kauzash. Nuk është kohë interesash, është kohë kauzash, jo për interesa personale por për interesa #gjeneratash, të atyre që sot protestojnë!”, theksoi Sela. /INA/
Data 20.09.2026
Aktuale
- Ledri Vula “ndez” protestën: Fjala e tij “magjike” ngre në këmbë të gjithë protestuesit dhe bëhet jehonë kudo
- Izet Mexhiti nesër udhëton drejt SHBA-së për Galanë Vjetore të Këshillit Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork
- Mbyllen votimet në Rusi, Kremlini pritet të ruajë dominimin politik
- “Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 113, qytetarët përsërisin kërkesën e panegociueshme: Rama jep dorëheqjen!
- Vjosa Osmani dhe Donald Trump Jr: Një takim që mund të ndryshojë fatin ekonomik të Kosovës
- Ledri Vula dhe Bekim Shyti: Protesta “Jo në emrin tim” në Prishtinë
- “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen!
- “Erdhën studentët!”- Protesta e 113-të kundër Edi Ramës dhe qeverisë, të rinjtë udhëheqin marshimin në Tiranë: Anuloni ligjet!



