31 August
Pavarësisht afrimit të afatit të mbajtes së zgjedhjeve lokale, partitë politikë ende nuk kanë definuar çështjet e koalicionimit e as kandidaturat për kryetar komunash. Nga BDI-ja thonë se ende po bëjnë konsulta brenda partiake si për kandidaturat poashtu dhe për koalicionimet e mundshme. Kreu i këtij subjekti politik Ahmeti, thotë se i gjithë procesi do të realizohet në bazë të interesave partiake.
Nga Lëvizja Besa gjithashtu nuk shpalosin detaje në lidhje me koalicionimet, ndërkaq thonë se shpresojnë për bashkëpunim në komunat ku do të ketë nevojë për mbështetje.
Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi deklaron se në garën për zgjedhjet lokale përveç Lëvizjes Besa, nuk do të ketë bashkëpunim me partitë tjera në pushtet.
Edhe nga LSDM-ja poashtu pa deklaratë konkrete mbi zgjedhjet lokale. Nënkryetari i kësaj partie Petre Shilegov thotë se gjatë javës së ardhshme pritet që këto çështje të definohet.
Në dhjetë ditët e ardhshme do të kumtohen kandidatët për kryetarë komunash dhe këshilla komunal nga LSDM. E dini që kryesia qëndrore e LSDM-së solli vendim partia të bisedojë dhe të bëj konsultime në lidhje me koalicionet e mundshme. Edhe gjatë periudhës së kaluar edhe tani punojmë në mënyrë transparente dhe që të mos bëjmë shpekulime, atëherë kur do jetë gati opinion do të njoftohet për cdo gjë- tha Petre Shilegov.
Deri më nëntë shtator, partitë politike kanë afat për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetarë komunash. Fushata zgjedhore fillon më 25 shtator kurse zgjedhjet lokale në vend do të mbahen më 15 tetor.
Vjollca Aliti

