Author: almakos

Këshilli i Prokurorëve Publik ka pranuar dorëheqjen e ish kryetarit Petar Anevski dhe në vendin e tij e ka vendosur Kole Shteriev. Si kandidat i vetëm në garë për kryetar, Shteriev ka marrë mbështetjen e shumicës së anëtarëve. Pas marrjes së funksionit, ai dha porosinë që do të tentojë ta ndryshojë imazhin e keq që është krijuar për këtë trup. Shterjov paralajmëroi edhe transparencë më të madhe në të ardhmen dhe komunikim më të madh me mediat. Kryetari i ri Këshillit të Prokurorëve komentoi se shumica e temave të lidhura me Prokurorinë Speciale as që është dashur të bisedohen duke…

Lexo më Shumë

31 August Në seancën gjyqësore për rastin e Kumanovës ku vazhdohet të thuhet fjala përfundimtarë e mbrojtjes dhe të akuzuarve, i akuzuari Sami Ukshini ka lëshuar akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë dhe politikës në Maqedoni. Ukshini i njohur me nofkën Sokoli tha se nuk e pranon këtë sistem gjyqësor dhe ngriti pyetjen se kush ka luftuar me 10 maj pasi, sipas tij, grupi i armatosur është dorëzuar me 9 maj ora 21:30. Ky sistem në përgjithësi dhe ju si gjykatë për mua nuk jeni të pranueshëm. Prokuroria në akuzën e saj ka përmendur se një pjesë e të…

Lexo më Shumë

31 August Asnjë gjurmë nga dy të arrestuarit të punësuar në MPB Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski që të dy të akuzuar në rastet “Fortesa” dhe “Target”.Numri një i MPB-së Oliver Spasovski tha se janë duke punuar në rastin e dy të arratisurve, por për shkak të procedurës hetuese nuk mund të jap më shumë detaje. Duke pasur parasysh procedurat dhe hetimin nuk mund të japë detaje, megjithatë të gjitha informatat që i kemi bashkë me Prokurorinë Speciale Publike, e cila është e kompetente për këtë rast dhe të gjitha detajet e mundshme ju mund t’i merrni edhe nga ata.…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike e Shkupit ka parashtruar akt të prokurorisë kundër gjinekologut, i cili në periudhë prej muajit shtator të vitit 2015 deri në prill të vitit 2016, ka prezantuar gjendje të shtatzënisë së rreme të simuluar të një pacienteje. “Prokuroria themelore publike – Shkup ka ngritur Akt të prokurorisë kundër personit N.D, me profesion doktor specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës, i cili në periudhë prej muajit shtator të vitit 2015 deri në prill të vitit 2016, ka prezantuar gjendje të shtatzënisë së rreme të simuluar të një pacienteje, ndaj së cilës paraprakisht ka zbatuar fekondim të ndihmuar biologjik”, qëndron në…

Lexo më Shumë

Për më shumë se një muaj, dy të akuzuarit e Prokurorisë Speciale Publike, për rastet “Target” dhe “Fortesa”, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, janë në arrati. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë një prononcimi për media. tha se janë duke punuar në mënyrë intensive, për gjetjen e lokacioneve, në të cilat ish pjesëtarët e policisë, po fshihen. OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Ne po punojmë lidhur me Grujovskin dhe Boshkovskin, që përmes lokacioneve që i kemi kuptuar, të vijmë në gjurmë të këtyre dy ish pjesëtarëve të policisë, pra të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të…

Lexo më Shumë

Presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, u takuan të enjten në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Kjo e fundit ka lëshuar një deklaratë për media, duke thënë se “të dyja palët janë pajtuar për hapat përfundimtarë në zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësinë, të arritur brenda dialogut që ndërmjetëson BE-ja”. “Presidentët konfirmuan se marrëveshja do të zbatohet plotësisht më 17 tetor, 2017. Atë ditë, gjykatësit, prokurorët dhe stafi gjyqësor do të integrohen në Gjyqësorin e Kosovës. Integrimi i personelit gjyqësor do të mundësojë drejtësi në gjithë Kosovën, në veçanti në rajonin…

Lexo më Shumë

31 August Zjarret që u regjistruan dje në komunën Zajaz janë shuar, kumtoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Siç theksojnë nga kjo drejtori njëri zjarr është regjistruar mes fshatit Zajaz dhe fshatit Strogomishtë e Epërme, në të cilin janë djegur 2 hektarë pyje me pisha dhe dushk. Në zjarrin e dytë tek vendi i quajtur Xhuma në atarin e fshatit Zajaz është djegur një sipërfaqe prej 5 hektarëve bar, kaçube dhe dushk. Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar dy aeroplanë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Në vendngjarje kanë qenë edhe gjithsej 31 persona nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim,…

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, sot në Shkup ka folur për nevojën për të zgjidhur problemet, por ka theksuar se duhet evituar temat irredentiste. Gjatë konferencës me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov, kryediplomati grek ka thënë se mospublikimi i lajmeve irredentiste nga pala greke kohëve të fundit është një dëshmi se Greqia edhe më tej mbetet e fokusuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mira me Maqedoninë dhe për stabilitet të saj. “Nuk dua të kemi një luftë të katërt ballkanike, andaj duhet të largohemi nga temat irredentiste. Duhet të kuptojmë se me zgjidhjen e një problemi mund të lindin probleme…

Lexo më Shumë

Përfundoi afati për 10.000 euro të pakthyera mbështetje financiare për bujq të rinj për fillimin e veprimtarisë bujqësore. Sipas Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe në Zhvillimin Rural (AMFBZHR), për masën kanë konkurruar 662 persona. Siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), aplikacionet e arritura tashmë shqyrtohen, që të vërtetohet nëse i plotësojnë kushtet e caktuara në shpallje, ndërsa deri në fillim të tetorit pritet evoluimi të përfundojë. Pastaj, aplikuesve që i kanë plotësuar kushtet, AMFBZHR do t’u japë vendime, pas së cilës pason lidhja e marrëveshjes për mbështetje financiare. Ata aplikues që nuk kanë…

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, sot në Shkup ka folur për nevojën për të zgjidhur problemet, por ka theksuar se duhet evituar temat irredentiste. Gjatë konferencës me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov, kryediplomati grek ka thënë se mospublikimi i lajmeve irredentiste nga pala greke kohëve të fundit është një dëshmi se Greqia edhe më tej mbetet e fokusuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mira me Maqedoninë dhe për stabilitet të saj. “Nuk dua të kemi një luftë të katërt ballkanike, andaj duhet të largohemi nga temat irredentiste. Duhet të kuptojmë se me zgjidhjen e një problemi mund të lindin probleme…

Lexo më Shumë

Pothuajse 45 për qind e gazetarëve të Maqedonisë kanë pagë më të ulët nga mesatarja shtetërore që arrin 22.808 denarë, ndërsa 85 për qind marrin pagë më të vogël nga vlera e shportës konsumatore. Këtë e tregoi anketa e re e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Medialë (SPGPM), të zbatuar në korrik dhe në gusht të këtij viti. Hulumtimi i SPGPM jep përgjigje dhe për çështjen sa nga gazetarët tani kanë vend pune të garantuar, ndërsa sa janë të angazhuar në kohë të caktuar apo janë honorarë. “Të dhënat janë shqetësuese, sepse më shumë se gjysma apo rreth…

Lexo më Shumë

Kryediplomati Nikolla Dimitrov shpreson se Athina do ta shohë ndryshme Maqedoninë pas ndërrimit të pushtetit këtu. Ai ka thënë gjatë konferencës së përbashkët për gazetarë me kryediplomatin grek Nikos Kocias, se është mirë që dy vendet të sillen si miq që nuk duan ta mposhtin njëri-tjetrin. “Presim dhe shpresojmë se do të kemi mbështetje nga Greqia për euro-integrimet tona. Folëm për masat e rritjes së besimit, ndërsa u nënshkrua  edhe memorandum për bashkëpunim ndërmjet akademive diplomatike”, tha ndër të tjera Dimitrov. Kryediplomati maqedonas tha se në takim është folur edhe për procesin, metodën dhe modalitetet se si do të zgjidhet çështja…

Lexo më Shumë