31 August
Asnjë gjurmë nga dy të arrestuarit të punësuar në MPB Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski që të dy të akuzuar në rastet “Fortesa” dhe “Target”.Numri një i MPB-së Oliver Spasovski tha se janë duke punuar në rastin e dy të arratisurve, por për shkak të procedurës hetuese nuk mund të jap më shumë detaje.
Duke pasur parasysh procedurat dhe hetimin nuk mund të japë detaje, megjithatë të gjitha informatat që i kemi bashkë me Prokurorinë Speciale Publike, e cila është e kompetente për këtë rast dhe të gjitha detajet e mundshme ju mund t’i merrni edhe nga ata. Jemi duke punuar që t’ia sigurojmë ato organeve për zbatimin e ligjit dhe të fillohet procedura për këtë rast – deklaroi Oliver Spasovski, ministër i punëve të brendshme.
I pyetur edhe për identitetin e dyfishtë të Grujeskit ,I pari I policisë tha se për momentin nuk do të mund të jap informata lidhur me këtë çështje, ai gjithashtu tha se nuk ka informacion për nënshtetësi të dyfishtë për dy të arratisurit. Dy të dyshuarit e Speciales në rastet “Fortesa” dhe “Target” Grujevski dhe Boshkovski që nga 18 korriku kur edhe Gjykata e Apelit I shqiptoi masën e paraburgimit janë të pakapshëm për organet e rendit, që të dy të punësuarit e MPB-së akuzohen nga Prokuroria Speciale Publike për shkatërrimin e pajisjeve për përgjim.
Alsat-M

