Për më shumë se një muaj, dy të akuzuarit e Prokurorisë Speciale Publike, për rastet “Target” dhe “Fortesa”, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, janë në arrati. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë një prononcimi për media. tha se janë duke punuar në mënyrë intensive, për gjetjen e lokacioneve, në të cilat ish pjesëtarët e policisë, po fshihen.
OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME
“Ne po punojmë lidhur me Grujovskin dhe Boshkovskin, që përmes lokacioneve që i kemi kuptuar, të vijmë në gjurmë të këtyre dy ish pjesëtarëve të policisë, pra të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët akuzohen. Ne në bazë të gjurmëve dhe procedurave, nuk mund të japim detaje, por të gjithë informacionet që i kemi së bashku me Prokurorinë Speciale Publike”.
Ndërsa, i pyetur nëse janë të vërteta informacionet se Grujovski ka dy identitete dhe dy shtetësi, Spasovski tha se këto janë procedura që po zhvillohen në Prokurorinë Speciale.
OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME
“Procedura e këtillë, për identitetin e dyfisht që i kanë Grujovski edhe disa persona tjerë po zhvillohet në PSP. Gjithesesi këto janë informacione që nuk mund t’i ndajmë për momentin me opinionin. Lidhur me shtetësin e dyfisht nuk kemi njoftim nëse kanë shtetësi të dyfishtë të Grujovskit dhe cilit do prej tyre”.
Për ish drejtorin e Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujovski si dhe për Nikolla Boshkovskin, i punësuar po ashtu në DSK, Gjykata e Apelit më 18 korrik shqiptoi masën e paraburgimit. Pastaj, Gjykata Supreme, e vërtetoi vendimin e Gjykatës së Apelit për masë paraburgimi, por kjo masë nuk u ekzekutua menjëherë, pasi që atyre ju dha mundësia për ankesë në Gjykatën Supreme, gjë që shtyu paraburgimin e të akuzuarve.
Ndërsa, më 26 korrik, pasi që policia nuk arriti t’i gjejë dhe t’i marrë në paraburgim, për ta u lëshua fletëarrest ndërkombëtar.Emine Ismaili /SHENJA/

