Prokuroria Publike e Shkupit ka parashtruar akt të prokurorisë kundër gjinekologut, i cili në periudhë prej muajit shtator të vitit 2015 deri në prill të vitit 2016, ka prezantuar gjendje të shtatzënisë së rreme të simuluar të një pacienteje. “Prokuroria themelore publike – Shkup ka ngritur Akt të prokurorisë kundër personit N.D, me profesion doktor specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës, i cili në periudhë prej muajit shtator të vitit 2015 deri në prill të vitit 2016, ka prezantuar gjendje të shtatzënisë së rreme të simuluar të një pacienteje, ndaj së cilës paraprakisht ka zbatuar fekondim të ndihmuar biologjik”, qëndron në kumtesën e sotme të Prokurorisë. I akuzuari, siç thonë nga Prokuroria, ngarkohet se ka kryer vepër penale – Vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve. Mjeku, siç qëndron në kumtesë, edhe pse e ka ditur se e dëmtuara nuk është shtatzënë, mbi të ka kryer kontrolle të rregullta gjinekologjike me eko aparat, ka prezantuar incizime të rreme të ekos, në të cilat shihet fryti, ka prezantuar aksion të rremë të zemrës së frytit, ka matur peshën dhe gjatësinë e frytit, e ka vërtetuar gjininë e frytit, si dhe ka caktuar termin për lindjen e bebit. Pak para ditës për kur është caktuar gjoja lindja e pacientes, i dyshuari fillimisht burrit të të dëmtuarës, e pastaj edhe të dëmtuarës ia ka zbuluar të vërtetën e shtatzënisë së rreme.
Data 21.05.2026
Aktuale
- (VIDEO) EMV ankohet për rastin “Mazuti”, Mickoski pret vendimin e Prokurorisë së Lartë
- (VIDEO) Protestë në afërsi të Bit Pazarit, tregtarët ndaluan mbylljen e vendkalimit ilegal
- Durmishi: Investimi në të rinjtë dhe fuqinë punëtore është çelësi i zhvillimit ekonomik
- Sela thirrje gjitha partive shqiptare: Të bëhemi bashkë për arritjet e tona si shqiptarë dhe për interesë të gjeneratave që protestojnë
- Kandidatët për rektor të Universitetit të Tetovës realizuan takim të përbashkët për një proces zgjedhor demokratik dhe transparent
- VIDEO/ Aksidenti fatal në Shkodër ku humbi jetën 62-vjeçari, dalin pamjet e përplasjes tragjike! makina tenton parakalimin me shpejtësi dhe…
- Asfaltohet rruga për tek spitali i Tetovës
- Natë tensioni në Tetovë: 32-vjeçarit i gjenden thikë dhe shkop bejsbolli në park

