Kryediplomati Nikolla Dimitrov shpreson se Athina do ta shohë ndryshme Maqedoninë pas ndërrimit të pushtetit këtu. Ai ka thënë gjatë konferencës së përbashkët për gazetarë me kryediplomatin grek Nikos Kocias, se është mirë që dy vendet të sillen si miq që nuk duan ta mposhtin njëri-tjetrin. “Presim dhe shpresojmë se do të kemi mbështetje nga Greqia për euro-integrimet tona. Folëm për masat e rritjes së besimit, ndërsa u nënshkrua edhe memorandum për bashkëpunim ndërmjet akademive diplomatike”, tha ndër të tjera Dimitrov. Kryediplomati maqedonas tha se në takim është folur edhe për procesin, metodën dhe modalitetet se si do të zgjidhet çështja…
Author: almakos
Kryediplomati Nikolla Todorov shpreson se Athina do ta shohë ndryshme Maqedoninë pas ndërrimit të pushtetit këtu. Ai ka thënë gjatë konferencës së përbashkët për gazetarë me kryediplomatin grek Nikos Kocias, se është mirë që dy vendet të sillen si miq që nuk duan ta mposhtin njëri-tjetrin. “Presim dhe shpresojmë se do të kemi mbështetje nga Greqia për euro-integrimet tona. Folëm për masat e rritjes së besimit, ndërsa u nënshkrua edhe memorandum për bashkëpunim ndërmjet akademive diplomatike”, tha ndër të tjera Dimitrov. Kryediplomati maqedonas tha se në takim është folur edhe për procesin, metodën dhe modalitetet se si do të zgjidhet…
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepit sot ka uruar besimtarët musliman në Maqedoni për festën e Kurban Bajramit. ”Besimtarë të dashur! Po e nisi këtë mesazh timin me thënien e Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s. se, myslimani i ka dy festa: Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin. Pra, ne kemi festë, ndërsa festat kërkojnë ambient dhe disponim festiv. Ju ftoj që t’i gëzohemi kësaj dite që shënon dëshirën, vullnetin dhe gatishmërinë tonë për të sakrifikuar në emër të Krijuesit tonë, Allahut të Gjithëmëshirshëm.” ”Të dashur besimtarë, sakrificat tona nuk duhet të konsistojnë vetëm në therrje të kurbanëve,…
I akuzuari në rastin e Lagjes së Trimave, Genc Sefaj, në seancën e sotshme gjyqësore ka ironizuar pohimet e prokurorisë se më 10 maj ka pasur luftime në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Ai ka thënë se këtë ditë kanë mundur të luftojë vetëm prokuroria dhe policët. Sefaj i tërhoqi vërejtjen gjykatës se për dy vjet kanë lejuar një aktakuzë në të cilën nuk ka asnjë element ose provë me të cilën do të vërtetohej për secilin pjesëmarrës se çfarë veprash ka bërë dhe kur i ka bërë ato. “Këtu si njerëzit tanë e po ashtu edhe policët e dinë…
Sami Ukshin- Komandant Sokoli denoncoi si shkas ekzekutimin e liderëve të grupit të Kumanovës, Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecej, pas dorëzimit.Sokoli siguron se ai i ka parë me sytë e tij Begun, Mirsadin dhe persona të tjerë të ndjerë diku pas orës 21 të 9 majit, dhe se, me qenë se liderët nuk kanë pranuar të marrin 5 milionë euro, në mënyrë që të heshtin, ata i kanë vrarë.Sokoli madje, tha se ekziston një incizim pa saktësuar nëse është audio ose vizuel, ku shihet tregti që shërbimet sekrete kanë dashur ta bëjnë me lidrët e grupit.“Nëse them se kemi incizime…
Jozyrtarisht Alsat M nga burime brenda Këshillit të Prokurorëve Publik mëson se në vendin e Petar Anevskit, Këshilli sot do të emëroj si kryetare, anëtaren e deritanishme të këtij Këshilli, Jasna Zhezhova. Mbledhja e cila është ne vijim e sipër, fillimisht do të konstatojë dorëheqjen e Petar Anevskit, ndërsa më pas do të emëroj kryetar të ri. Burimet në rrethana anonimati shpjegojnë se Zhezhova posedon mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Këshillit për tu emëruar kryetare. Ditë më parë, Kryetari i deritanishëm i Këshillit të Prokurorëve Publik, Petar Anevski tha dorëheqje duke potencuar si arsye obligimet familjare. Anevski dha dorëheqje…
Ministri i MPJ-së greke, Nikos Kotzias sot ka arritur në Shkup për vizitë zyrtare. Ai në MPJ-në e Maqedonisë është mirëpritur nga nikoqiri i tij, Nikolla Dimitrov, ku është caktuar takim i tyre në katër sy.Është paraparë edhe takim plenar të dy delegacioneve dhe pas përfundimit të takimit do të ketë edhe konferencë të përbashkët për media.Pas takimit me Dimitrov, Kotzias do të takohet me kryetarin e RM-së, Gjorge Ivanov, zv.kryeministrin Bujar Osmani, kryekuvendarin Talat Xhaferi si dhe me përfaqësues të partive parlamentare.Sipas paralajmërimeve, në qendër të bisedës do të jetë zbatimi i masave të zgjeruara për ndërtimin e besimit…
Gjykatat në Maqedoni nga e hëna, 4 shtator do të punojnë prej orës 7:30 deri në 15:30, në vend siç ishte deri më tani prej orës 8:30 deri 16:30.Vendimin për orarin e ri të punës së gjykatave e solli Këshillit Gjyqësor i RM-së në seancën e mbajtur dje, në pajtim me Vendimin e Qeverisë për ndryshimin e orarit të punës të administratës. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, pas seancës deklaroi se për orarin e ri të punës janë prononcuar edhe të punësuarit në gjykatat. Ai shtoi se Këshilli do të ndjekë se si orari i ri i punës do…
Prej nesër pezullohet pagesa për dorëzimin e sërishëm të fletëparaqitjes në Agjencinë për Kadastrën e Patundshmërive që do të thotë se qytetarët të cilët prej anës së Kadastrës janë refuzuar në çfarëdo baze, gjatë dorëzimit të sërishëm të fletëparaqitjes nuk do të paguajnë kompensim. Drejtori i Kadastrës, Boris Tunxhev pas takimit të javës së kaluar me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve deklaroi se janë duke punuar në adaptimin e sportelit elektronik i cili duhet ta mundësojë realizimin e kësaj mase. “Kjo do të thotë se në rast kur prej Agjencisë për Kadastrën e Patundshmërive është refuzuar lënda në çfarëdo baze,…
– Për shkak të intervenimeve të caktuara teknike pa energji elektrike do të jenë disa pjesë të komunave Aerodrom, Karposh dhe Gjorçe Petrov, informoi nga QRMK Shkup. Prej 08:30 deri në 14:30 pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e rr. Todor Çangov, rr. 21, ndërsa nga 8:30 deri në 11:00, shfrytëzuesit e rr. Mite Bogoevski (nr.10,12 dhe 14) në komunën Aerodrom. Në periudhën prej orës 08:00 deri në 15:00 pa energji elektrike do të jenë pjesë e shfrytëzuesve nga lagjja Momin Potok drejt Motoqendrës në komunën Karposh. Nga QRMK Shkup informojnë se nga ora 08:00 deri në 12:30 pa…
31 August Tre herë më e ulët nga mesatarja për gushtin është sot niveli i lumit Drini i Zi afër Lozhanit, në vend të 121 centimetrave, arrin 39, informoi DPHM. Ulja e nivelit të ujit pothuajse më shumë se dyfish është vërejtur edhe tek niveli i ujit të Vardarit në vendet matëse Jegunovc, Shkup – Zajçev Rid dhe Veles, në Kriva Rekë afër Kriva Pallankës, si dhe në Sateska afër Botunit. Ulje më të mëdha nuk ka në Vardar afër Demir Kapisë, në Treskë afër Makedonski Brodit dhe në Bregallnicë afër Berovës, ndërsa rritje minimale të nivelit, për vetëm tre…
Nikos Kotzias, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë sot do të qëndrojë në Maqedoni për vizitë zyrtare dhe takim me zyrtarë shtetërorë. Për të kundërshtuar përdorimin e IRJM nga Greqia sot para MPJ-së në Shkup ka një protestë të ”Kongresit Botëror të Maqedonisë” dhe ”Manifestit maqedonas” duke bërtitur ”Mos më thirrni FYROM, më thirrni Maqedoni”. Përndryshe, Nikos Kotzias në Maqedoni ka ardhur për të ri-ndërtuar besimin mes dy shteteve, besim që është keqinterpretuar deri tani nga të dy palët.

