Kryediplomati Nikolla Todorov shpreson se Athina do ta shohë ndryshme Maqedoninë pas ndërrimit të pushtetit këtu. Ai ka thënë gjatë konferencës së përbashkët për gazetarë me kryediplomatin grek Nikos Kocias, se është mirë që dy vendet të sillen si miq që nuk duan ta mposhtin njëri-tjetrin.
“Presim dhe shpresojmë se do të kemi mbështetje nga Greqia për euro-integrimet tona. Folëm për masat e rritjes së besimit, ndërsa u nënshkrua edhe memorandum për bashkëpunim ndërmjet akademive diplomatike”, tha ndër të tjera Dimitrov.
Kryediplomati maqedonas tha se në takim është folur edhe për procesin, metodën dhe modalitetet se si do të zgjidhet çështja e emrit. A. Bafqari /SHENJA/

