Jozyrtarisht Alsat M nga burime brenda Këshillit të Prokurorëve Publik mëson se në vendin e Petar Anevskit, Këshilli sot do të emëroj si kryetare, anëtaren e deritanishme të këtij Këshilli, Jasna Zhezhova.
Mbledhja e cila është ne vijim e sipër, fillimisht do të konstatojë dorëheqjen e Petar Anevskit, ndërsa më pas do të emëroj kryetar të ri. Burimet në rrethana anonimati shpjegojnë se Zhezhova posedon mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Këshillit për tu emëruar kryetare.
Ditë më parë, Kryetari i deritanishëm i Këshillit të Prokurorëve Publik, Petar Anevski tha dorëheqje duke potencuar si arsye obligimet familjare. Anevski dha dorëheqje në ditën kur Këshilli ishte mbledhur për të caktuar ushtruesin e detyrës Prokuror Publik i Maqedonisë, pas shkarkimit të Marko Zvërlevski me shumicë votash në Kuvend.

