Prej nesër pezullohet pagesa për dorëzimin e sërishëm të fletëparaqitjes në Agjencinë për Kadastrën e Patundshmërive që do të thotë se qytetarët të cilët prej anës së Kadastrës janë refuzuar në çfarëdo baze, gjatë dorëzimit të sërishëm të fletëparaqitjes nuk do të paguajnë kompensim. Drejtori i Kadastrës, Boris Tunxhev pas takimit të javës së kaluar me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve deklaroi se janë duke punuar në adaptimin e sportelit elektronik i cili duhet ta mundësojë realizimin e kësaj mase. “Kjo do të thotë se në rast kur prej Agjencisë për Kadastrën e Patundshmërive është refuzuar lënda në çfarëdo baze, gjatë dorëzimit të sërishëm të kësaj fletëparaqitje për këtë lëndë qytetarët nuk do të paguajnë kurrfarë kompensimi”, sqaroi Tunxhev. Nga Kadastra është paralajmëruar edhe zvogëlimi në segmentin e shfrytëzimit të të dhënave të Agjencisë për kadastër, si dhe të kompensimit të cilin qytetarët e paguajnë gjatë regjistrimit të disa të drejtave të caktuara.
Data 21.05.2026
Aktuale
- VLEN: A po bëhet LSDM fytyra e dytë e BDI-së?
- (VIDEO) EMV ankohet për rastin “Mazuti”, Mickoski pret vendimin e Prokurorisë së Lartë
- (VIDEO) Protestë në afërsi të Bit Pazarit, tregtarët ndaluan mbylljen e vendkalimit ilegal
- Durmishi: Investimi në të rinjtë dhe fuqinë punëtore është çelësi i zhvillimit ekonomik
- Sela thirrje gjitha partive shqiptare: Të bëhemi bashkë për arritjet e tona si shqiptarë dhe për interesë të gjeneratave që protestojnë
- Kandidatët për rektor të Universitetit të Tetovës realizuan takim të përbashkët për një proces zgjedhor demokratik dhe transparent
- VIDEO/ Aksidenti fatal në Shkodër ku humbi jetën 62-vjeçari, dalin pamjet e përplasjes tragjike! makina tenton parakalimin me shpejtësi dhe…
- Asfaltohet rruga për tek spitali i Tetovës

