Këshilli i Prokurorëve Publik ka pranuar dorëheqjen e ish kryetarit Petar Anevski dhe në vendin e tij e ka vendosur Kole Shteriev. Si kandidat i vetëm në garë për kryetar, Shteriev ka marrë mbështetjen e shumicës së anëtarëve. Pas marrjes së funksionit, ai dha porosinë që do të tentojë ta ndryshojë imazhin e keq që është krijuar për këtë trup.
Shterjov paralajmëroi edhe transparencë më të madhe në të ardhmen dhe komunikim më të madh me mediat.
Kryetari i ri Këshillit të Prokurorëve komentoi se shumica e temave të lidhura me Prokurorinë Speciale as që është dashur të bisedohen duke përfshirë këtu kalimin e kompetencave për disa lëndë të rëndësishme. /SHENJA/

