Policia në Dobërcë ka ndaluar një të mitur 15-vjeçar që drejtonte automjet pa leje drejtimi.
Gjatë kontrollit në trafik, policia ka ndaluar automjetin “Opel Vectra” me targa të Tetovës dhe ka konstatuar se i mituri nuk posedonte patentë shoferi.
Pas dokumentimit të rastit do të vijojnë procedurat përkatëse.TS


