Një ngjarje misterioze ka alarmuar Gostivar, pasi një 77-vjeçar është gjetur pa ndjenja dhe me lëndime serioze në kokë pranë shtëpisë së tij.
Sipas policisë, R.D. (77) nga Forinë është dërguar fillimisht në Qendrën Urgjente në Gostivar dhe më pas është transportuar në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Skopje.


