31 August
Një zjarr i madh ka përfshirë malin mbi fshatërat Zajaz dhe Drogomisht në Kërçovë. Flakët janë përhapur me të shpejtë dhe u janë afruar shtëpive. Në orët e pasditës shqetësimi te banorët që jetojnë në fshatrat perreth është shtuar. Raportohet se ekipet e zjarrfikësve janë në terren por nuk dihet se kur do të arrinë të vendosin flakët nën kontroll. Javë më parë, Qeveria ndaloi pjesërisht lëvizjen nëpër pyje përshkak të numrit të lartë të zjarreve nëpër shumë lokacione të vendit.

