Mbi 20.000 nxënës të klasës së parë do të ulen në bankat shkollore në vitin e ri shkollor 2017/2018, i cili me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vend të fillimit tradicional më 1 shtator do të fillojë më 4 shtator. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës numri i nxënësve të regjistruar në klasën e parë sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon MASH arrin 20.437. Në Shkup prej gjithsej 10 komunave deri tani janë paraqitur 6.159 nxënës në klasën e parë. Në shkollat e mesme janë regjistruar gjithsej 17.131 nxënës. Në të…
Author: almakos
Dita e pavarësisë së Maqedonisë – 8 Shtatori është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e vendit, njoftoi sot ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Kjo ditë është shpallur ditë jo pune në pajtim me Ligjin e festave të Republikës së Maqedonisë
Një vajzë katëvjeçare nga fshati Gradec i Gostivarit ka marrë lëndime të rënda, pasi dje rreth mesditës është përplasur nga një automobil që ka lëvizur në oborrin e shtëpisë familjare. Menjëherë pas ngjarjes, është transferuar në spitalin e Gostivarit, ndërsa prej atje është dërguar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup. Sipas informacioneve të fundit, vajza nuk është në rrezik jete
Në një bisedë për AIM me rastin e 100 ditëve të para nga marrja e detyrës, ministri i MBPEU, Lupço Nikollovski ka theksuar se Qeveria e re, ua hapi dyert dhe tregoi sesi duhet të funksionojë një institucion shtetëror. ”Kur erdhëm në Ministri u ballafaquam me bllokim të tërësishëm, edhe njerëzore edhe institucionale, me një sërë obstruksione, qëllimi i të cilave ishte i qartë – të bllokohet puna e Qeverisë së re, madje me çmim që do tu kushtonte dëm bujqve. Nga ana tjetër, zbuluam si janë shpenzuar paratë e popullit nga përbërja paraprake e MBPEU, për shopingje nëpër butiqe,…
Kanë përfunduar pjesa më e madhe e aktiviteteve të planifikuara për Zgjedhjet Lokale 2017 të caktuara për më 15 tetor, deklaroi në intervistën për MIA kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Çiçakovski, i cili theksoi se pjesa më e madhe e komisioneve komunale zgjedhore janë tashmë operuese, ndërsa komisionet zgjedhore të formuara. KSHZ-ja theksoi Çiçakovski, me përgatitjet për zgjedhjet lokale filloi menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. “U përgatitën plane për aktivitete të cilat duhej t’i ndërmarrin për përgatitjen e zgjedhjeve lokale dhe menjëherë filluan me ndërmarrjen e një pjese të këtyre aktiviteteve. Një pjesë e aktiviteteve…
Një tërmet me intensitet prej 3-4 ballësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane është ndjerë mbrëmë në Resnjë dhe rrethinë. Epiqendra e tërmetit, siç njoftojnë nga Observatori Sizmologjik në Shkup, ka qenë 10 kilometra në veri të Resnjës, ndërsa është regjistruar nga rrjeti telemetrik në orën 20 e 1 minutë.
Pesëdhjetë e shtatë milionë denarë është borxhi i përgjithshëm ndaj MEPSO-s i kompanive të cilat marrin pjesë në tregun e energjisë elektrike që e trashëgoi udhëheqësia e re. Ky borxh është bërë nga fillimi i vitit, ndërsa 70 për qind i përket kompanisë “ENG servis Trejd”. Këtë e kumtoi Simon Shutinoski, drejtor nga menaxhimi i ri i MEPSO-s në konferencën e sotme për media. Nga MEPSO paralajmërojnë se do ta suspendojnë “ENG Servis Trejd” nëse nuk e kthen borxhin prej 40 milionë denarëve, të bërë për energjinë elektrike të shfrytëzuar dhe të pa paguar elektrike. Ai informoi se pas publikimit…
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha se “çdo dialog është i shkëlqyeshëm” dhe se Serbia, në takim me Kosovën në Bruksel, ka hyrë me vizione dhe siguri të reja. Në këtë kontekst, ajo tha se nisma e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të nisur dialogun e brendshëm për Kosovën është veprim i guximshëm dhe i përgjegjshëm. “Mendoj se kjo nismë është përshëndetur në Bruksel”, tha Brnabiq për Radio-Televizionin e Serbisë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Brnabiq përsëriti se qëndrueshmëria rajonale është një nga prioritetet e Qeverisë së Serbisë, sepse pa të “nuk ka prosperitet afatgjatë”.…
Mbi 20 mijë filloristë do të ulen në bankat shkollore në vitin e ri akademik 2017/2018. Përndryshe në vend të 1 shtatorit, MASH ka sjellur vendim që viti shkollor të fillojë ditën e hënë (4 shtator). Sipas MASH numri i regjistrimit të filloristëve për këtë vit akademik, arrin 20.437. Në Shkup nga numri i përgjithshëm i 10 komunave janë paraqitur 6.159 filloristë. Në shkollat e mesme janë regjistruar 17.131 nxënës. Në dy afatet e regjistrimit në shkollat e mesme në Shkup, janë regjistruar 6.496 nxënës, ndërsa në komunat tjera 10.635 nxënës. Interes më të madh ka pasur në arsimin profesional.…
Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze sot me rastin e Kurban Bajramit dërgoi urime deri te kryetari i BFI-së reis ul ulema haxhi Sulejman Efendi Rexhepi, anëtarët e Riasetit, si dhe myftinjtë dhe imamët. “Në frymën e festimit tradicional të Kurban Bajramit, në rrethin e familjes me mirësi dhe mikpritje ndaj të afërmve tanë, fqinjëve, miqve dhe bashkëqytetarëve, i respektojmë vlerat më të larta themelore të një shoqërie, ndërsa ato janë solidariteti, ndihmesa e ndërsjellë, durimi, bashkimi dhe toleranca. Edhe këtë vit Kurban Bajrami le t’iu sjellë shumë lumturi, paqe dhe mirëqenie në Shtëpitë dhe familjet tuaja”,…
Kryeministri dhe kryetari i LSDM-se beri te ditur se kandidat për kryetar komune te Haracinës nga radhët e LSDM- se do të jetë Militie Halimi.
Në disa institucione prej sot vendoset orar me dy turne. DAP, Drejtoria Doganore, Drejtoria për Evidencën e Regjistrave të Amzës, MPB, repartet rajonale në Sektorin për Çështje Administrative-Mbikëqyrëse, Sektori për Çështje Civile, Ministria e Mbrojtjes – sektorët për mbrojtje të rajonit me qytetet dhe komunat, janë institucionet që të parët do të fillojnë punën me dy turne.Orari i punës në këto institucione do të jetë prej orës 7:00 deri në orën 14:30 dhe nga ora 14:00 deri në orën 21:30, ndërsa do të punohet edhe të shtunën e parë të muajit, por vetëm një turn nga ora 8:00 deri në…

