Author: almakos

02 September Moti në Maqedoni do të jetë i nxehtë dhe me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë me intensitet të mesëm me drejtim jugperëndimor dhe perëndimor. Temepreaturat e mëngjesit do ë lëvizin prej 9 deri më 16 gradë, ndërsa temperaturat ditore prej 27 deri më 35 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë do të me mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Temperatura më e ulët e mëngjesit do të jetë 13, ndërsa ajo më e lartë e ditë do të arrijë 35 gradë celsius.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me deputetët e Parlamentit Evropian, Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn. Në takimin, siç kumtojnë nga LSDM-ja, u bisedua për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë në prag të zgjedhjeve lokale, zbatimin e procesit të projektuar reformues, si dhe për politikën e jashtme dhe proceset euroatlantike. Zaev i informoi eurodeputetët se zbatimi i Planit reformues 3-6-9 është proces inkluziv që po zhvillohet me ritëm të përforcuar dhe se në realizimin e tij tërësisht janë përfshirë të gjitha ministritë. Në pikëpamje të politikës ndërkombëtare, Zaev potencoi se periudha e kaluar është posaçërisht pozitive…

Lexo më Shumë

Eurodeputetët Ivo Vajgëll dhe Eduard Kukan kanë vazhduar sot takimet me partitë politike në vend. Sot ata kanë zhvilluar takime me Aleancën për Shqiptarët dhe BDI-në dhe përfaqësues të LSDM-së. Pas takimit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se në takim kanë diskutuar për rrugën që e pret Maqedoninë në proceset eurointegruse. “I sigurova zotërin Kukan dhe Vajgëll që unë dhe BDI mbetemi të angazhuar në drejtim të reformave dhe zgjidhjes së problemeve, siç është çështja e emrit dhe me vendet fqinje. Gjithashtu ne guximshëm do të punojmë në drejtim të reformave si në gjyqësi ashtu edhe në fushat tjera”,…

Lexo më Shumë

Propozim-ligji për pagë minimale, për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjes me pronësi dominante të shtetit, si dhe rregullativa për heqjen e taksës radiodifuzive, janë pjesë e pakos së ligjeve që do të dorëzohen në Kuvend para fillimit të seancave parlamentare. Këtë e deklaroi sot koordinatori i grupës parlamentare të LSDM-së, Tomisllav Tuntev, i cili tha se për këto ligje ka kërkuar përkrahjen edhe nga partitë opozitare. “Dje dhe sot kam kërkuar përkrahje për këto ligje nga të gjitha grupet parlamentare. Pres kësaj radhe, interesi i qytetarëve të jetë para interesave partiake. Ligjet dorëzohen…

Lexo më Shumë

Me të njëjtat tekste shkollore të cilat kishin gabime të shumta gjuhësore dhe drejtshkrimore, por edhe fakte të shtrembëruara në përmbajtje, nxënësit do të mësojnë edhe këtë vit. Shumë herë në tekste janë hasur fjalë ofenduese dhe me informata të gabuara për shqiptarët, libra me gabime skandaloze profesionale si dhe gabime drejtshkrimore dhe me po të njëjtat libra nxënësit do ta fillojnë edhe këtë vit shkollor. Kjo për shkak se sipas ministres së Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska nevojitet fillimisht ndryshim i ligjit për teskte shkollore, e pastaj edhe një procedurë që kërkon kohë të gjatë deri në finalizim të…

Lexo më Shumë

Dialogu politik është i domosdoshëm për avancim në rrugën e reformave urgjente dhe për përmirësimin e kulturës parlamentare dhe atmosferën në Kuvend, thuhet në deklaratën e përbashkët të eurodeputetëve Ivo Vajgëll, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, liderët e partive politike dhe koordinatorët e partive politike parlamentare. Eurodeputetët, theksojnë se në takimet, e kanë shfaqur mbështetjen e tyre të përhershme për dialog mes partive politike, posaçërisht për agjendën reformuese të nevojshme për anëtarësimin e vendit në BE dhe për funksionim efektiv institucional të Kuvendit. “Spikeri dhe partitë politike e…

Lexo më Shumë

Dështimi i arsimit shqip në Maqedoni, vjen edhe si rrjedhojë e profesorëve, të cilët nuk përshaten me lëndët që ligjerojnë. Në Universitet është hasur, që të kemi profesor, të cilët nuk janë të specializuar për drejtimin e përcaktuar. Veterani i arsimit, profesor Tahir Zajazi thotë se një mësimdhënës  duhet të jetë i përgaditur deri në atë nivel, që të avancon shoqërinë, pra për edukim dhe emancipin të brezave të rinj. Ai shton se shoqëria jonë është e vetëdijshme mbi gjendjen e arsimit, dhe se kjo vetëdije duhet t’i zgjojë njerëzit e arsimit. Sipas tij, e vërteta , e cila nxirret…

Lexo më Shumë

01 September Kryeministri Zoran Zaev paradite u takua me ambasadoren e Republikës së Serbisë në Republikën e Maqedonisë Dushanka Divjak – Tomiq ku bashkërisht është vlerësuar se ekziston miqësi e sinqertë mes të dy shteteve dhe ekzistojnë baza reale për thellimin e marrëdhënieve të mira mes tyre. Ambasadorja serbe Divjak – Tomiq shprehu falënderim për konstruktivitetin e kryeministrit në avancimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Serbisë, për të cilën tashmë është dakorduar edhe vizita zyrtare e kryeministrit Zaev në Serbi, takimi i përbashkët i të dy qeverive, hapa konkret në sferën e ekonomisë, si dhe për angazhimet e tyre, të…

Lexo më Shumë

01 September LSDM-ja negocion për koalicion eventual me partitë politike shqiptare për zgjedhjet e ardhshme lokale. Lideri i LSDM-së dhe njëkohësisht kryeministër i Maqedonisë, Zoran Zaev shprehet se tashmë po bisedon me partnerët e koalicionit qeveritar, BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët, por nuk e përjashton mundësinë për bisedime edhe me partitë tjera, posaçërisht për kandidat të përbashkët në Tetovë. Për koalicionet eventuale sipas Zaevit, vendimtare do të jenë konceptet dhe programet që do t’i ofrojnë partnerët potencial të koalicionit. Zaev thotë që 70% e kandidatëve për kryetarë komunash nga LSDM-ja tashmë janë të njohur, ndërkaq kandidatët e LSDM-së do të…

Lexo më Shumë

01 September Inspektorati Sanitar Shëndetësor në Maqedoni përballet me mungesë të kuadrit. Në Republikën e Maqedonisë vetëm 30 nga gjithsej 70 të punësuar të këtij institucioni janë të licencuar për kryerjen e kontrolleve në terren, të cilët duhet të mbulojnë gjithë territorin e Maqedonisë. Udhëheqsia e inspektoratit shprehet se nëse nuk ka punësime të reja brenda disa viteve ky inspektorat do të përbalet me shumë probleme në teren. Inspektorati Sanitar Shëndetësor për momentin ka 70 të punësuar , nga ata vetëm 30, as gjysma nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, janë të licencuar si inspektor shëndetësor dhe sanitarë të…

Lexo më Shumë

01 September Gjendja aktuale politike në Maqedoni , me theks të veçantë implementimi i planit 3-6-9 dhe proceset reformuese në institucione ishin në fokusin e bisedimeve mes eurodeputetëve, kryeministrit Zoran Zaev dhe përfaqësues të partive politike në vend. Në takimin e kryeministrit me tre deputetët e parlamentit evropian janë theksuar planet reformuese të qeverisë, politika ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore. Ndërkohë që nuk janë anashkaluar as zgjedhjet e ardhshme lokale , me çrast Zaev ka theksuar se pret që zgjedhjet lokale të jenë korrekte dhe të besueshme, pasi këto zgjedhje në masë të madhe do ta përcaktojnë drejtimin për…

Lexo më Shumë

01 September Takimet midis shefave të diplomacive, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocijas janë relaksim i marrëdhënieve midis dy vendeve, por nuk janë shkopi magjik për zgjidhjen e problemit tashmë të tejzgjatur. Kështu vlerëson profesori universitar, Blerim Reka, i cili beson se problemi nuk mund të zgjidhet shpejtë, pasi kur ky problem të zgjihet Maqedonia do të bëhet anëtare e NATOs, gjë që sipas tij i pengon Rusisë. Nuk besoj se dy vizitat reciproke të ministrave të jashtëm, do të mund ta tejkalojnë brenda natës problemin e dy dekadave të negociatave të lodhshme, të rënda për çështjen e emrit. Mendoj se…

Lexo më Shumë