02 September Në periudhën Qershor,Korrik dhe deri në gjysmën e muajit Gusht janë shënuar dy muajt e fundit aksidentet rrugore kanë shënuar rritje deri 2.2% në krahasim me vitin e kaluar. Gjatë kësaj periudhe janë shënuar gjithsej 1648 aksidente,ku 865 prej tyre ka qenë me lëndime të rënda. Alarmante është numri i personave të cilët kanë humbur jetën në këto aksidente ku numri shkon deri në 53 viktima,njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ndërkaq edhe qytetarët i vlerësojnë si të rrezikshme dy muajt e verës në komunikacion dhe arsyeja sipas tyre është pakujdesia e vozitësve. “Rreziku është shumë i…
Author: almakos
LSDM si reagim ndaj akuzave të OBRM-PDUKM ndaj tyre për ndalje të projektit të klinikës në Shkup, thotë: “Për atë se sa OBRM-PDUKM është kujdesur për shëndetësinë tregon fakti se Qendra klinike në Shkup për 10 vite nuk ka paguar fakturat e ujit, që klinikat punojnë në kushte katastrofale, me mjete të vjetëruara dhe pa kuadër përkatës. Nëse vërtet do të interesoheshin për nevojat e qytetarëve, ata nuk do të nënshkruanin kontrata për ndërtim vetvm të klinikave interne e jo të gjithë Qendrës klinike”, thuhet në reagimin e LSDM. Nga LSDM thonë se Qeveria do të ndërtojë qendër të re…
02 September Deputetët shkuan në pushim pa e lehtësuar xhepin paraprakisht nga kompensimet e larta për shpenzime rrugore. Të hënën të zgjedhurit e popullit do të kthehen në vendet e tyre të punës dhe 71 prej tyre që jetojnë jashtë Shkupit përsëri do të fillojnë të dorëzojnë dëshmi udhëtimi. Në periudhën e kaluar në nivel vjetor janë harxhuar edhe mbi 1 milion euro nga paratë publike për mbulimin e këtyre shpenzimeve. Edhe pse Enti Shtetëror për Revizion në 3 raporte ka theksuar se këto shuma parash janë jorealisht të larta, Kuvendi nuk ndërmori gjë për ndryshimin e rregullave për pagesën…
Në një kumtesë për shtyp, nga OBRM-PDUKM thonë se LSDM gjatë tre muajve të kaluar nga rezervat e devizave të shtetit dhe nga një sërë ankande të letrave me vlerë harxhoi mbi 320 milionë euro dhe se me ato para do të mund të ndërtonte 1.000 sttacione të reja policore, si ajo në Jegunovcë. “Stacioni i ri policor në Jegunovcë, i cili në përdorim u lëshua gjatë kohës së OBRM-PDUKM-së, kushtoi rreth 300.000 euro. Ishte objekt i ndërtuar nga temeli dhe i plotësonte kërkesat e qytetarëve”, thuhet në kumtesë. Nga OBRM-PDUKM thonë se që kur LSDM erdhi në pushtet, nuk…
Ligjin për rrogën minimale, për punëtorët falimentues dhe për heqjen e taksës radiodifuzive shumica parlamentare i parashtroi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Sipas tyre, siç qëndron në kumtesë, këto ligje me rëndësi kyçe do të kontribuojnë për më shumë para tek qytetarët, për uljen e dallimeve sociale dhe për rregullimin e padrejtësisë me punëtorët falimentues. Shtojnë se me Propozim-ligjin për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominante të shtetit, materialisht do të sigurohen mbi 3.500 persona të cilëve iu është ndërprerë marrëdhënia e punës në bazë të falimentimit, likuidimit apo tepricës…
Ekspozitë e pavarur “Nga tradita” e piktorit akademik dhe profesorit, Reshat Ameti sot do të hapet në Çifte Hamam në Shkup në kuadër të manifestimit të Valës së re kulturore. Ekspozitën, siç është paralajmëruar, do ta hap drejtoresha e Galerisë nacionale të Maqedonisë, Dita Starova. Ajo është pjesë e manifestimit me rastin e hapjes së sheshit Skënderbej dhe do të zgjasë deri më 16 shtator. Në ekspozitë do të prezentohen më shumë vepra në teknikë të kombinuar dhe vaj në pëlhurë nga cikli i titulluar “Nga tradita”. Reshat Ameti lindi në Gostivar në vitin 1964, ka diplomuar në Fakultetin për…
Goran Grujoski i cili edhe më tej gjendet në arrati dhe për të cilin mediat në Maqedoni thonë se qëndron në Bosnjë e Hercegovinë, sipas informatave të fituara nga “TV Telma” thuhet se ai për t’u arratisur ka marrë identitet tjetër, atë të koleges së tij policë. Sipas kësaj media, Vlladimir Varellov ekziston dhe është polic, kurse identitetin e dyfishtë të tije e ka vjedhur ish udhëheqësi i Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujoski. Tash për tash ekzistojnë dy identitet, një i realët kurse tjetri gënjeshtër. Pasaportë me emër të Vlladimir Varellov kurse me fotografi të Goran Grujoskit është përpunuar…
Në sheshin “Maqedonia” në Shkup sot, me fillim në ora 11 do të organizohet anketë e dytë rrugore në suaza të projektit “Përgatitja e dokumenteve të nevojshme për vendosjen e sistemit të integruar dhe financiarisht të vetëmjaftueshëm për menaxhim të mbeturinave në rajonet e Pellagonisë, Jugperëndimor, të Vardarit dhe të Shkupit” të financuar nga BE. Si vazhdim i aktivitetit të dhjetorit të vitit të kaluar, anketa e dytë në rrugë ka për qëllim ta vlerësojë vetëdijen e ngritur të qytetarëve në drejtim të avancimit të çështjeve në lidhje me mbeturinat dhe informimin e tyre në lidhje me aktivitetet e projektit.…
02 September Moti në Maqedoni do të jetë i nxehtë dhe me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë me intensitet të mesëm me drejtim jugperëndimor dhe perëndimor. Temepreaturat e mëngjesit do ë lëvizin prej 9 deri më 16 gradë, ndërsa temperaturat ditore prej 27 deri më 35 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë do të me mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Temperatura më e ulët e mëngjesit do të jetë 13, ndërsa ajo më e lartë e ditë do të arrijë 35 gradë celsius.
Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me deputetët e Parlamentit Evropian, Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn. Në takimin, siç kumtojnë nga LSDM-ja, u bisedua për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë në prag të zgjedhjeve lokale, zbatimin e procesit të projektuar reformues, si dhe për politikën e jashtme dhe proceset euroatlantike. Zaev i informoi eurodeputetët se zbatimi i Planit reformues 3-6-9 është proces inkluziv që po zhvillohet me ritëm të përforcuar dhe se në realizimin e tij tërësisht janë përfshirë të gjitha ministritë. Në pikëpamje të politikës ndërkombëtare, Zaev potencoi se periudha e kaluar është posaçërisht pozitive…
Eurodeputetët Ivo Vajgëll dhe Eduard Kukan kanë vazhduar sot takimet me partitë politike në vend. Sot ata kanë zhvilluar takime me Aleancën për Shqiptarët dhe BDI-në dhe përfaqësues të LSDM-së. Pas takimit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se në takim kanë diskutuar për rrugën që e pret Maqedoninë në proceset eurointegruse. “I sigurova zotërin Kukan dhe Vajgëll që unë dhe BDI mbetemi të angazhuar në drejtim të reformave dhe zgjidhjes së problemeve, siç është çështja e emrit dhe me vendet fqinje. Gjithashtu ne guximshëm do të punojmë në drejtim të reformave si në gjyqësi ashtu edhe në fushat tjera”,…
Propozim-ligji për pagë minimale, për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjes me pronësi dominante të shtetit, si dhe rregullativa për heqjen e taksës radiodifuzive, janë pjesë e pakos së ligjeve që do të dorëzohen në Kuvend para fillimit të seancave parlamentare. Këtë e deklaroi sot koordinatori i grupës parlamentare të LSDM-së, Tomisllav Tuntev, i cili tha se për këto ligje ka kërkuar përkrahjen edhe nga partitë opozitare. “Dje dhe sot kam kërkuar përkrahje për këto ligje nga të gjitha grupet parlamentare. Pres kësaj radhe, interesi i qytetarëve të jetë para interesave partiake. Ligjet dorëzohen…

