LSDM si reagim ndaj akuzave të OBRM-PDUKM ndaj tyre për ndalje të projektit të klinikës në Shkup, thotë:
“Për atë se sa OBRM-PDUKM është kujdesur për shëndetësinë tregon fakti se Qendra klinike në Shkup për 10 vite nuk ka paguar fakturat e ujit, që klinikat punojnë në kushte katastrofale, me mjete të vjetëruara dhe pa kuadër përkatës. Nëse vërtet do të interesoheshin për nevojat e qytetarëve, ata nuk do të nënshkruanin kontrata për ndërtim vetvm të klinikave interne e jo të gjithë Qendrës klinike”, thuhet në reagimin e LSDM.
Nga LSDM thonë se Qeveria do të ndërtojë qendër të re klinike bashkëkohore me standarde botërore, ndërsa në lokacionin e tanishëm do të ndërtohet Qendër diagnostike me laboratori

