Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Skudrinjë, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi traktori që drejtonte është përmbysur.
Sipas policisë, M.S. (67) ishte duke drejtuar një traktor me rimorkio në vendin e quajtur “Ara e Mustanës”, kur ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur.
“Nga lëndimet e marra ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin policor.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion.TS


