Heqja e provimit ekstern nga Ministria e Arsimit, është një fillim i mirë, por ka edhe shumë gjëra të cilat duhet të ndryshohen në sistemin arsimor. Kështu thotë profesori Enver Ajdini, njëri nga themeluesit e Plenumit të profesorëve. Ajdini ankohet për rrogat e ulëta të mësimdhënësve, librat e dëmtuar dhe jokualitativ, azhurimin e dy ditareve, si dhe për eksperimentet e shumta me sistemin arsimor.‘Fillimisht, t’u tregoj se kemi shumë kërkesa. Bëhet fjalë për rreth 80 kërkesa të ndara në ligjëratat klasore, ligjëratat me lëndë dhe për shkollën e mesme. Njëra nga kërkesat që është e përbashkët për arsimtarët e shkollave…
Author: almakos
Bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Greqinë, zgjidhjen e kontestit rreth emrit dhe debllokimin e integrimeve euro atlantike, do të presin ardhjen e ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic në Shkup. Në mediat në vend spekulohet se Nimic do të vijë edhe me propozim konkret, por nga Qeveria thonë se nuk kanë informata zyrtare as për datën kur Nimic do të arrijë në Maqedoni e as për përmbajtjen e bisedimeve.“Zyrtarisht ende nuk kemi tajming preciz kur Nimic do të vijë, megjithatë, si çdo herë deri më tani në atë moment kur do ti kemi informatat i gjithë opinion në Maqedoni do…
03 September Nga shtatori në Maqedoni nuk është dashur të ketë asnjë qytetarë që do punonte për më pak se 12 mijë denarë në muaj. Kështu ishin premtimet e qeverisë, se nga ky muaj do të startojë zbatimi i shumës së re të rrogës minimale, por Kuvendi nuk i miratoi me kohë ndryshimet me të cilat do të prekin 130 mijë qytetarë. Vetëm në sektorin e tekstilit janë të punësuar rreth 35 mijë qytetarë të cilët deri më tani kanë marrë roga prej 9 mijë denarëve dhe me rritjen e re prej 12 mijë denarëve ata do të fitojnë më…
03 September Kafshë të djegura, grurë i djegur, rezerva ushqimore për dimër të shkrumbosura, dhe gjashtë persona të lënduar. Ky është epilogu i zjarrit të djeshëm, që kaploi tre objektet e familjes Alili, në fshatin Belushin të Krushevës. Si pasojë e këtij zjarri pa rezerva ushqimore kanë më se 20 anëtar të familjes Alili. Zjarri që vazhdonte të digjet edhe sot, kishte shkrumbuar tre kasollet me rezerva ushqimore të kësaj familjeje, ndërkohë që, flakët e zjarrit kishin përfshi edhe shtëpitë e tyre të banimit. Sipas banorëve, zjarri ka filluar në këtë pjesë të poshtme këtu, mirëpo, i janë dashur vetëm dy…
03 September Shkupi, Tetova, Kumanova. Këto janë vetëm një pjesë e qyteteve më të mëdha në Maqedoni ku në zgjedhjet lokale pritet betejë e ngushtë në garën për kryetarë, nëse si masë për këtë merret rezultati nga zgjedhjet e fundit parlamentare. E kategorisë së rëndë do të jetë beteja për Shkupin. Rezultatet e zgjedhjeve të fundit thonë se në kryeqytet LSDM mori rreth 129 mijë vota, ndërsa VMRO rreth 10 mijë më pak ose 119 mijë. LSDM ka më shumë vota se VMRO në Shkup edhe nëse përjashtohen komunat me shumicë popullate shqiptare, Çairi dhe Saraji. Por, në të njëjtën…
03 September Nesër fillon viti i ri shkollor. 20 mijë e 347 nxënës nesër do të ulen për herë të parë në bankat shkollore, ndërsa në shkollat e mesme nga viti i parë do të fillojnë 17 mijë e 131 nxënës. Pjesa më e madhe e këtyre të fundit janë regjistruar në shkollat e mesme profesionale, 9.983 nxënës, ndërsa në gjimnaze, 6.703. Por edhe ky vit i ri shkollor karakterizohet me probl;emet e pazgjidhura, kryesisht në infrastrukturën e shkollave. Enver Ajdini nga Plenumi i Arsimtarëve thotë se problem tjetër paraqet edhe librat e dëmtuara, pagat e ulëta të mësimdhënësve dhe…
03 September Pishina që ndodhet në rrethin e shkollës fillore “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë ende është vend ku mblidhen të varurit nga droga. Nga shkolla tanimë disa vite kërkojnë që ajo të mbyllet në mënyrë hermetike, por deri më tani nuk ka asnjë veprim konkret në këtë drejtim. Aliu druan se ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit do të përballen me probleme sepse shpesh herë nxënësit vijnë në kontakt me këta njerëz. Nga klubi i notit në këtë qytet bëjnë thirrje që të gjendet një zgjidhe e përbashkët në mes autoriteteve lokale dhe qendrore dhe pishina të vihet…
03 September Librat e muzikës të përkthyera në shqip janë të komplikuara, të shëmtuara dhe të degraduara, ngit zërin edhe një herë Lidhja e Pedagogëve Shqiptarë të Artit Muzikor. Nga kjo organizatë i apelojnë Qeverisë që sa më parë të nisë procedurën për botimin e librave të ri. Sipas kryetarit, Adem Ymeri është turp që tekstet janë kryekëput me autorë dhe vepra maqedonase, pa asnjë shqiptar, ndërsa edhe këngët e përkthyera në shqip nuk u përshtaten notave në pentagram. Ymeri thotë se prej vitesh nxënësve shqiptarë u imponohet të mësojnë këngë të përkthyera nga gjuha maqedonase, si dhe për kompozitorë…
Kolona e veturave në të cilën gjendej presidenti i Seerbisë, Aleksandar Vuçiq, është ndërprerë mbrëmë në një rrethrrotullim, dhe për cenim të sigurisë së presidentit janë arrestuar tre persona, raporton e përditshmja serbe “Blic”, duke u thirrur në burime nga presidenca serbe.Sipas këtij mediumi, të rinjtë e arrestuar kanë mësyrë me një “Bentley” në veturën ku gjendej Vuçiq. “Bentley” me të cilin kishin dalë të rinjtë të bëjnë gjiro është në pronësi të lojtarit të ish-kombëtares serbe, Ivica Dragutinoviq.Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit 48 orësh dhe të njëjtit do të paraqiten në Gjykatën e Lartë në Beograd,…
03 September Kryeministri Zoran Zaev me delegacionin qeveritar dhe afarist po qëndron për vizitë zyrtare në Izrael, me ftesë të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, kumtoi shërbimi qeveritar për informim. Siç është paralajmëruar, kryeministri Zaev sot do të realizojë takim me presidentin e Izraelit, Reuven “Ruvi” Rivlin. Programi vazhdon me vendosjen e kurorës së luleve në përmendoren memoriale të viktimave të holokaustit Jed Vashem, pas çka do të pasojë dreka e punës me anëtarët e Këshillit izraelit për punë të jashtme në të cilin do të ketë paraqitje të kryeministrit të Maqedonisë. Në përbërje të delegacionit qeveritar janë edhe zëvendëskryeminsitri për…
03 September Sot dita e fundit e pushimeve verore për nxënësit e arsimit fillor dhe atyre të mesëm. Nga nesër, për vitin e ri shkollor 2017/2018 në bankat e shkollave do të ulen 20.437 nxënës vetëm në klasën e parë. Shkolla e mesme do të fillojë me 17.131 nxënës. Pjesa më e madhe e nxënësve janë regjistruar në shkollat e mesme profesionale, 9.983 nxënës, ndërsa në gjimnaze, 6.703 nxënës.
03 September Ish-deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Femi Jonuzi, do të jetë kandidat i BDI-së për Komunën e Studeniçanit në zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Një vendim të tillë e mori kryesia e BDI-së dhe lideri i saj Ali Ahmeti në kordinim me degën e BDI-së Kashiakë dhe kryetarin e saj, Muhamed Ramadanin. Prpozimi që Femi Jonuzi të jetë kandidatë i BDI-së për Komunën e Studeniçanit është mbështetur unanmisht nga strukturat partiake të BDI-së në Karshiakë dhe kryesia qendrore. Ndryshe, Femi Jonuzi është njëri nga iniciatorët dhe organizatorët e celulave të para të UÇK-së, ka qenë ish-deputet dhe…

