03 September
Pishina që ndodhet në rrethin e shkollës fillore “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë ende është vend ku mblidhen të varurit nga droga. Nga shkolla tanimë disa vite kërkojnë që ajo të mbyllet në mënyrë hermetike, por deri më tani nuk ka asnjë veprim konkret në këtë drejtim.
Aliu druan se ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit do të përballen me probleme sepse shpesh herë nxënësit vijnë në kontakt me këta njerëz. Nga klubi i notit në këtë qytet bëjnë thirrje që të gjendet një zgjidhe e përbashkët në mes autoriteteve lokale dhe qendrore dhe pishina të vihet përsëri në funksion.
Për pishinën të gjitha e hedhin topin duke thënë se kjo e pamundur dhe kushton. Të ndërtohet pishina dhe t’u mundësojmë këtyre fëmijëve që notojnë, të vazhdojnë me not edhe gjatë dimrit dhe të kemi rezultate të mëdha si më parë. Atje nevojitet vetëm rikonstruktim, sepse pjesa më e shtrenjtë është nënshtresa, ndërsa ajo është në gjendje të mirë dhe mund të përdoret pa asnjë problem- thotë Ace Gjuroski, trajner noti.
Drejtori i ri i Agjencisë për Rini dhe Sport Darko Kaevski konfirmoi se në të gjithë vendin ka shumë objekte që janë në gjendje të rrënuar. Në mesin e tyre është edhe pishina e Strugës.
Sa i përket pishinës në Strugë, kemi filluar me rishikim ku do të kemi informacione se çfarë po ndodhë. Ka disa konfuzione të caktuar dhe jemi duke punuar në këtë problem. Së shpejti do të ketë raport jo vetëm për Strugës dhe Ohrin por dhe disa objekte të diskutueshme në të gjithë Maqedoninë- tha Darko Kaevski, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport.
Nga klubi i notit thonë se për rindërtimin e pishinës do të duheshin rreth 250 mijë euro. Pishina olimpike e Strugës është ndërtuar në vitin 1972, ndërsa puna e saj u ndërpre në vitin 2005.
Miki Trajkovski

