VMRO DPMNE-së e ka bërë të qartë se nuk do të votojë për shpalljen e konkursit për kryeprokuror të ri. Partia opozitare konsideron se është veprim anti-ligjor të shpallet konkurs në kohën kur vendi është në periudhë parazgjedhore. Partia e Gruevskit nuk pritet t’i mbështesë Ligjin për Gjuhët dhe emërimin e pesë nënkryetarëve të Kuvendit, pasi vlerëson se kjo është vetëm humbje parash për të kënaqur apetitet e partnerëve te koalicionit qeveritar. /SHENJA/
Author: almakos
Në seancën e sotshme të Kuvendit, VMRO-DPMNE propozoi rritjen e pagave të administratës shtetërore për 5 për qind, uljen e harxhimeve për përmbarim të borxheve të qytetarëve dhe rivendosjen e vauçerëve të studentëve për të blerë laptopë. Partia e Gruevskit e kushtëzoi shumicën parlamentare të udhëhequr nga LSDM-ja që të votojë këto ligje, nëse dëshiron që t’i mbështesë për rrogën minimale, për ligjin për të falimentuarit dhe për taksën radiodifuzive. /SHENJA/
04 September Sheshi ‘Skëndërbeu’ në Shkup në orët e hershme të mëngjesit është dëmtuar qëllimisht nga persona të panjohur. Në muralin me figura të historisë shqiptare, persona të panjohur kanë hedhur bojë të zezë në drejtim të pikturës së Nënë Terezës. Ky akt mendohet se është bërë qëllimisht për të nxitur urrejte ndëretnike dhe ndërfetare në vend.
04 September Edhe sot kandidatët e pavarur për këshilltarë dhe kryetarë komunash kanë kohë të mbledhin nënshkrime për listat, ndërsa parititë politike listat e tyre të kandidatëve duhet t’i dorëzojnë më së voni deri më 9 shtator. 9 shtatori është edhe data deri kur do të zgjasë hetimi në listat zgjedhore, ndërsa më 15 tetor qytetarët do të votojnë për kryetarë komunash. Me fushatën zgjedhore partitë do të fillojnë më 25 shtator dhe e njëjta do të zgjasë deri 13 tetor. Rrethi i dytë për zgjedhjet lokale është më 29 tetor, ndërsa fushata për të do të zgjasë deri më…
04 September Nën patronazhin e Qytetit të Shkupit, e në organizim të Drejtorisë për Kulturë dhe Art, sonte do të mbahet koncert “Eja, bëhu drita ime”, në suaza të Ditëve të Nënës Terezë. Në koncert do të performojnë kori “Sh. Zllata Meglenska” nën dirigjim të Letka Dimovska Polizova, si dhe Orkestra kamertale “Solistët e Shkupit” nën dirigjim të Bisera Çadllovskës.
Persona të panjohur, me gjasë mbrëmë vonë, kanë lyer me ngjyrë muralin tek sheshi Skënderbeu në Shkup, ndërsa kanë njollos me të zezë pjesën ku është Nëna Terezë, lart në të majtë të muralit, shkruan gazeta KOHA. Dëmtimi i muralit është vërejtur sot në mëngjes, ndërsa rasti tanimë është paraqitur në polici e cila ka filluar hetimet. (koha.mk)
Kryeminisitri Zoran Zaev, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Izrael, sot do të ketë drekë pune me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu. Zaevin në Izrael, ku po qëndron me ftesë të kolegut të tij izraelit Netanjahu, e shoqëron delegacioni qeveritar dhe afarist. Programi zyrtar për këtë ditë, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, parasheh edhe takim të kryeminsitrit Zaev me ldierin e opozitës, Isak Hercog. Gjatë vizitës, takime të ndara me koelgët e tyre nga Izraeli, do të kenë edhe ministrat e Punëve të Brendshme, Ekonomisë dhe Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Zaev pati…
Kuvendi i Maqedonisë sot duhet ta fillojë mbledhjen e 12-të në rend dite të së cilës janë disa vendime dhe ligje, mes të cilave propozimi për shpallje të emërimit të Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë dhe Propozim vendimi për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit. Propozimin për shpallje të konkursit për emërim të prokurorit publik në Kuvend e parashtroi Qeveria, pas shkarkimit të Marko Zvërlevskit prej 17 gushtit. Në pajtim me nenin 41 të Ligjit për prokuror publik, Kuvendi i Republikës sl Maqedonisë me propozim të Qeverisë, e shpallë emërimin e prokurorit publik të RM-së në “Gazetën zyrtare…
Ministria e Arsimit ka vendosur që mbi 20 mijë nxënës do të ulen sot për herë të parë në bankat shkollore në vitin e ri akademik 2017/18, i cili është dashur të fillojë më 1 shtator. Sipas të dhënave të MASH-it, numri i përgjithshëm i nxënësve të regjistruar në klasën e parë arrin deri 20437. Në shkollat e mesme janë regjistruar gjithsej 17131 nxënës. Interesim më të madh ka zgjuar arsimi profesionale, ku janë regjistruar 9983 nxënës, ndërsa në gjimnaz janë regjistruar 6703. Nga MASH thonë se numrin përfundimtar të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme do ta kenë…
Moti sot pritet të jetë me vranësira mesatare, me më shumë vranësira në veri, në mëngjes i freskët, ndërsa gjatë ditës me erë më së shumti përgjatë Vardarit. Pasdite vranësirat do të pakësohen. Temperatura e mëngjesit pritet të lëvizë në intensitet prej 7 deri 15 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 23 deri 29 gradë. Në Shkup paradite do të ketë vranësira të shtuara, ndërsa pasdite vranësirat do të pakësohen. Kohë pas kohe do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura do të lëvizë prej 12 deri 27 gradë.
Po zhvillohet deklarimi në referendum i banorëve të Komunës së Bosilovës lidhur me punën e minierës Illovica dhe të tjerave në territorin e komunës, informojnë nga Komisioni Komunal Zgjedhor. Jehona deri në orën 13 ka qenë 7,78 për qind, thonë nga KKZ. Në orën 7 të mëngjesit në kohë janë hapur kutitë e votimeve në 19 vendvotime në Komunën e Bosilovës, ku qytetarët në referendum kanë mundësi të deklarohen nëse janë për apo kundër punës së minierës së bakrit dhe arit Illovicë dhe nëse janë për apo kundër hapjes së minierave për eksploatim të derivateve të metalit dhe atyre metalike në…
Maqedonia po humb kategorinë më vitale dhe kuadrot më të mira dhe potencialin arsimor dhe profesional. Gjithnjë e më shumë kuadro të përgatitura profesionale dhe me arsim të lartë, lëshojnë vendin dhe kërkojnë punë në vendet e BE-së. Jozyrtarisht mësohet se shumica prej tyre janë shqiptarë. Interesimi më i madh është për në Gjermani, ku ka një treg të madh pune dhe procedura më të lehta për marrjen e vizave të punës dhe pajisjen me dokumentet e nevojshme. Zyrtarisht, në gjashtë muajt e fundit vetëm në Gjermani për vizë pune kanë aplikuar 3135 persona. Këto të dhëna Televizioni Shenja i…

