Në seancën e sotshme të Kuvendit, VMRO-DPMNE propozoi rritjen e pagave të administratës shtetërore për 5 për qind, uljen e harxhimeve për përmbarim të borxheve të qytetarëve dhe rivendosjen e vauçerëve të studentëve për të blerë laptopë.
Partia e Gruevskit e kushtëzoi shumicën parlamentare të udhëhequr nga LSDM-ja që të votojë këto ligje, nëse dëshiron që t’i mbështesë për rrogën minimale, për ligjin për të falimentuarit dhe për taksën radiodifuzive. /SHENJA/

