Author: almakos

Një person tani për tani i panjohur, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në qendër të Cetinjës në Mal të Zi, si pasojë e manipulimit të pakujdesshëm me një mjet shpërthyes artizanal, raporton Anadolu Agency (AA). Siç njofton policia malazaze, mëngjesin e sotëm rreth orës tre, në Cetinje ka shpërthyer një pajisje artizanale nga veprimi i së cilës jetën e ka humbur një person, tani për tani i panjohur, për të cilin dyshohet se ka vdekur nga manipulimi i pakujdesshëm me pajisjen. ”Hetimi kriminalistik çon në dyshimin se viktima kishte për qëllim hedhjen dhe aktivizimin e pajisjes shpërthyese nën një…

Lexo më Shumë

Paralelja speciale EVN zyrtarisht u promovua në Shkollën e Mesme Elektroteknike, “Mihajlo Pupin” në Shkup. Ky projekt mundëson që nxënësit të aftësohen profesionalisht në drejtimin elektroinstalues dhe montues  për periudhë 3-vjeçare të studimeve. Procesi i punës do të realizohet nëpërmjet planprogramit të parashikuar, programeve të ndryshme, dhe puna praktike e cila do t’i përfshijë nxënësit drejtpërdrejtë në punë edhe atë gjatë shkollimit të mesëm. Më pas, në vitin 2020, EVN do të punësojë rreth 20 nxënës të shkollës së mesme menjëherë pas mbarimit të shkollimit, me neto-pagesë prej 20.000 denarë në muaj, deklaroi kryetari i bordit drejtues të EVN-së, Shtefan…

Lexo më Shumë

Dhjetëra propozim-ndryshime ligjore po mbahen peng i pazarit mes VMRO DPMNE-së dhe shumicës parlamentare.  VMRO DPMNE-ja mban peng Ligjin për rritjen e rrogës minimale, Ligjin për rritjen e rrogës së administratës publike dhe Ligjin për heqjen e taksës radiodifizive, të propozuar nga LSDM, ndërsa LSDM-ja mban peng propozim-ndryshimet  e opozitës në Ligjet për përmbaruesit, për konkursin e emërimit të kryeprokurorit dhe për lëshimin e vauçerëve për studentë që të blejnë laptopë. VMRO DPMNE-ja ishte decide se nuk do të votojë  tre propozimet e shumicës parlamentare në qoftë se ata nuk premtojnë se do t’i përkrahin propozimet e tyre, por pavarësisht…

Lexo më Shumë

Librat, të cilat nxitën reagime të mëdha në publik, për shkak të përmbajtjeve konstestuese të tyre, do të duhen të largohen nga përdorimi. Për këtë ngritën zëri shumë mësimdhënës, por nuk u arrit, pezullimi i librave, për shumë vite. Edhepse, për shqiptarët ka patur mundësi, përmes ministrave shqiptar, që t’i largojnë librat, të cilat në përmbajtjen e teksteve  ka patur ofendime ndaj shqiptarëve. Ndërsa, zëvendës ministrin aktual Visar Ganiu thotë se është marrë iniciativa për grupin e punës, për pezullimin e këtyre librave. Për profesorin Universitar Zeqir Kadriu, mendon që Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ata të cilët janë përgjegjës,…

Lexo më Shumë

Ishte zilja e shkollës ajo që i bashkoi sërish fëmijët, për të filluar vitin e ri shkollor. Fëmijët të shoqëruar nga prindërit e tyre, po prisnin momentin që mësuesit e tyre t’i ftojnë për të hyrë në klasë. Për ta, tanimë po hapej një kapitull i ri, ai i nxënies së dijes. Paralelisht me nxënësit ishin të emocionuar edhe prindërit dhe mësuesit. Drejtori i Shkollës Fillore “Kongresi i Manastirit”, Faik Xhoni, njoftoi se në klasën e parë këtë vit shkollor startojnë 70 nxënës dhe ky numër nga viti në vit rritet. Ndërsa për faktin që nxënësit mësojnë në një objekt…

Lexo më Shumë

Gazetaria hulumtuese në ditët e sotshme të demokracisë është një nga pikat kyçe, për rolin në medium, poashtu  ndikon në publik dhe në të drejtat e njeriut. Detyra primare e gazetarëve në një shoqëri demokratike është të mbrojë të drejtat e njerëzve. Kështu thuhet në Projektin: “Trajnim për integritet dhe standarde profesionale të gazetarëve në gazetarinë hulumtuese në suaza të projektit të Institutit për të drejtat e njeriut dhe Qendrës për menaxhim me ndryshime”. Sipas menaxheres së projektit Iskra Bellçeva Ristovska, projekti në fjalë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes drejt kryesuesve të mediave, për gazetari hulumtuese, ku edhe duhet…

Lexo më Shumë

Propozim – ligji për pëdorimin e gjuhëve nxiti reagim të partive politike, në veçanti të bllokut të partive shqiptare. Partia e Ali Ahmetit u shpreh e qartë se duke ditur që ky ligj është me yll është me rëndësi që i njejti me sukses të kaloj në seancën plenare. Bashkimi Demokratik për Integrim si nga partitë politike shqiptare ashtu edhe nga partitë e bllokut maqedonas nuk pret obstruksione dhe stërzgjatje në momentin e votimit gjatë seancës plenare, sepse sipas integristëve, ky ligj paraqet përmbyllje të Marrëveshjes së Ohrit. E nga ana tjetër me reagim u shfaqën edhe Lëvizja Besa. Propozim…

Lexo më Shumë

Sot në mesnatë skadon afati për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidat të pavarur që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Deri më tani nënshkrime kanë filluar të grumbullojnë 27 kandidatë, prej të cilëve vetëm një shqiptar, Enver Pajaziti kryetar aktual i Komunës së Bërvenicës. Përveç tyre nënshkrime grumbullohen edhe për 48 lista të kandidatëve për këshilltarë komunal, ndërsa tre prej tyre udhëhiqen nga shqiptar. Pas skadimit të afatit KSHZ, pritet të publikojë emrat e kandidatëve dhe listave të cilët kanë arritur të grumbullojnë nënshkrimet e e nevojshme. Ndërkaq për dorëzimin e kandidaturave si ato të pavarura, po…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm është dëmtuar murali në të cilën ndodhen figura të shumëta historike dhe e cila është e vendosur në Sheshin Skënderbeu në Çair disa ditë më parë. Bëhet fjalë për hedhje të ngjyrës së zezë mbi imazhin e Nënës Tereze, e cila është e pikturuar në këtë murale. Nga Sektori për Punë të Brendshme thonë se akoma nuk dihet kryerësi i veprës dhe se po punohet për zbardhjen e rastit. SPB Shkup“Më datë 04.09 në orën 13 e 45 minuta në rrugën Filipi i Dytë, në sheshin Skënderbe, nga ana e një personi të panjohur është bërë spërkatja…

Lexo më Shumë

04 September VMRO-DPMNE me paket ligjesh me procedurë të shkurtuar testoi konstruktivitetin e deputetëve të LSDM-së. Opozita propozon ndryshim të Ligjit për përmbarues, rritje të pagave për administratën për 5 për qind, si dhe ndarje të vauçerëve për blerjen e kompjuterëve për studentët e vitit të tretë dhe të katërt. Shumica parlamentare i mbështetën tre ligjet e opozitës, por deputetët e VMRO-DPMNE-së, mbeten të përmbajtur dhe nuk votuan për ndryshimet e Ligjit për punëtorët e falimentuar, për anulimin e taksës radiodifuzive si dhe për rritjen e pagës minimale, të propozuara nga partia në pushtet. Besoj se mund të fillonim në…

Lexo më Shumë

04 September Fillimit të vitit shkollor nuk iu gëzuan nxënësit e fshatit Cerovë të Komunës së Zhelinës. Kushtet e mjerueshme të shkollës fillore periferike Pashko Vasa, bënë që 80 nxënës dhe 13 arsimtarë të bojkotojnë procesin mësimorë në shenjë proteste. Kryetari i bashkësisë lokale të f. Cerovë Arif Tahiri, kërkon rinovimin e shkollës deri në ndërtimin e një objekti të ri dhe zëvendësimin e një arsimtari të vjetër me një të ri, në të kundërtën ai kërcënon se do të vazhdojë bojkotimi i procesit mësimorë. Bashkësia lokale ka marr vendim që deri sa nuk realizohen kërkesat tona, nxënësit do ta…

Lexo më Shumë

04 September Kanaçe, shishe plastike, ambalazh kartoni dhe tetrapak. Në Maqedoni në nivel vjetor krijohen të paktën 100 mijë ton mbeturina prej ambalazhi. Vetëm 30% prej saj riciklohet, ndërsa 70% përfundon aty ku nuk duhet të përfundojë, gjegjësisht nëpër deponi. Një prej kushteve që vendi duhet t’i plotësojë për anëtarësi në BE është që deri në vitin 2020, 60% të mbeturinave nga paketimet të selektohet dhe riciklohet. Por, që të arrihet kjo, është e domosdoshme që shteti të fillojë të kujdeset më shumë për këtë problem. Nevojitet investim në infrastrukturë, nevojitet investim në kontejnerë dhe edukim të opinionit lidhur me…

Lexo më Shumë