Në suaza të Ditëve të Nënës Terezë, sot në Katedralën “Zemra e Jezusit të shenjtë” në Shkup do të mbahet meshë e shenjtë me rastin e vdekjes së Shën Nënës Terezë. Sipas programit të Ditëve të Nënës Terezë do t’u dorëzohen mesazhe për humanizëm dhe statujë me imazhin e Shën Nënës Terezë qytetarëve dhe shoqatave në Muzeun e Qytetit të Shkupit, që do të shoqërohet edhe me program adekuat.
Author: almakos
Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli sot do të qëndrojë në Vjenë, ku do të marrë pjesë në takimin e Grupit aksionar të klimës. Në takimin, siç kumtojnë nga Ministria Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, të do të diskutohet për mënyrat më të mira për zhvillim, ndarje dhe monitorim të paketave të integruara energjetike klimatike; për përparimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe përforcimin e kapaciteteve brenda dhe ndërmjet ministrive përgjegjëse për energjetikë dhe ndryshimet klimatike si dhe për zhvillimin bashkëpunimit rajonal në vigjilie të Konferencës së palëve për klimën (COP23, Bon, nëntor 2017 ) lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Parisit. Grupi…
Merastin e Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë “8 Shtatori”, Agjencia për Rini dhe Sport, sot do t’i kumtojë fituesit e çmimit shtetëror në sferën e sportit. Këshilli për ndarjen e Çmimit shtetëror në sferën e sportit “8 Shtatori” do të ndajë katër çmime për arritje në sferën e sportit dhe një për vepër jetësore për kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e sportit, afirmimin dhe promovimin e Republikës së Maqedonisë në planin ndërkombëtar. Ndarja e çmimeve do të mbahet në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Me rastin e 20 viteve nga themelimi, Agjencia për audio dhe shërbime audiovizuale dhe mediale (AASHAVM) sot do të mbajë konferencë me trupat rregullatorë për media nga Kosova, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Kroacia dhe Sllovenia. Qëllimi i konferencës është të ndahen përvojat dhe dituritë për më shumë tema, të cilat janë aktuale jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon, duke filluar nga pluralizmi i pikëpamjeve, përmes standardeve profesionale deri te arsimimi medial, informoi AASHAVM.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov sot në Bled do të merr pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve pjesëmarrëse në APEJL, si dhe në Forumin strategjik të Bledit. “Pritet në takim ministri Dimitrov t’i shfaqë pikëpamjet e Republikës së Maqedonisë lidhur me ngjarjet aktuale në rajon”, paralajmëroi Ministria e Punëve të Jashtme. Në takim pritet Sllovenia t’i prezantojë prioritetet e presidencës së tyre me Procesin për bashkëpunim të EJL-së nën moton “SEE4FUTURE”, si dhe të këmbehen mendime për agjendën vjetore të presidencës së tyre. Siç paralajmëroi MPJ-ja, gjatë pjesëmarrjes në Forumin strategjik të Bledit, Dimitrov do…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Poloni, me rastin e pjesëmarrjes në Forumin ekonomik të 27-të, që do të mbahet në Krinjicë – Zdruj. Siç kumtoi Kabineti i presidentit, Ivanov do të mbajë fjalim në sesionin zyrtar në hapjen e Forumit ekonomik, me temë “Integrimi i papërfunduar – aspiratat e vendeve evropiane”, ku do të flasin edhe presidenti polak Andzhej Duda dhe presidenti i Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili. Temë kryesore në forumin ekonomik të sivjetmë është “Projekti Evropa – cila është receta për dekadën e ardhshme?”. Gjatë qëndrimit në Poloni, është paraparë që presidenti Ivanov…
Në Galerinë kombëtare të Maqedonisë në objektin Çifte Amam, sonte do të hapet ekspozita e fotografive të Mimoza Veliut, e quajtur “Fotografia artistike”. Mimoza është piktore e lindur në Maqedoni. Jeton dhe punon në Berlin. Përmes studios dhe galerisë së saj JAMMIN ajo lidh koncept të përbashkët të fotografive komerciale dhe artistike. Krahas në Berlin, Mimoza ka pasur ekspozita edhe në Tiranë, Prishtinë, Vjenë, Nju-Jork. Munih. Në vitin 2008 ajo është fituese e çmimit të parë për fotografi artistike të Galerisë kombëtare të Kosovës.
E përshëndes Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë. Ajo është e rëndësishme për popujt e Republikës së Bullgarisë dhe të Republikës së Maqedonisë, por edhe për tërë rajonin, deklaroi zëvendës ndihmësi i sekretarit shtetëror të SHBA-së për Evropë dhe Azi, Hojt Brajan Ji në takimin me zëvendës kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva.Sipas kumtesës së MPJ-së bullgare, të dy biseduan në Slloveni në kuadër të Forumit strategjik në Bled.“Një nga përfitimet më të mëdha të kësaj marrëveshjeje është se është përpunuar pa ndihmë të huaj, me çka treguam se çështjet i…
05 September Konferencë ndërkombëtare “Ballkani mes Lindjes dhe Perëndimit: sfida të vjetra dhe/apo të reja të sigurisë”, do të mbahet prej sot deri të enjten në Ohër në organizim të Institutit për siguri, mbrojtje dhe paqe pranë Fakultetit Filozofik në Shkup dhe Fakultetit për Siguri në Beograd. Në konferencë janë paralajmëruar pjesëmarrës nga Maqedonia, Britania e Madhe, Italia, Suedia, Danimarka, Hungaria, Turqia, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina. Qëllimi kryesor i konferencës është në një vend të tubohet bashkësia akademike nga Maqedonia dhe jashtë vendit për shkak të këmbimit të mendimeve dhe diskutimeve për çështjet më…
05 September Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Pasdite në pjesët perëndimore janë të mundura reshje afatshkurtra e shiut. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 5 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 17 deri 28 gradë.UV vlera do të arrijë 6. Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 9 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrij deri në 26 gradë Celsius. Nga e mërkura pason periudhë e…
Një person tani për tani i panjohur, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në qendër të Cetinjës në Mal të Zi, si pasojë e manipulimit të pakujdesshëm me një mjet shpërthyes artizanal, raporton Anadolu Agency (AA). Siç njofton policia malazaze, mëngjesin e sotëm rreth orës tre, në Cetinje ka shpërthyer një pajisje artizanale nga veprimi i së cilës jetën e ka humbur një person, tani për tani i panjohur, për të cilin dyshohet se ka vdekur nga manipulimi i pakujdesshëm me pajisjen. ”Hetimi kriminalistik çon në dyshimin se viktima kishte për qëllim hedhjen dhe aktivizimin e pajisjes shpërthyese nën një…
Paralelja speciale EVN zyrtarisht u promovua në Shkollën e Mesme Elektroteknike, “Mihajlo Pupin” në Shkup. Ky projekt mundëson që nxënësit të aftësohen profesionalisht në drejtimin elektroinstalues dhe montues për periudhë 3-vjeçare të studimeve. Procesi i punës do të realizohet nëpërmjet planprogramit të parashikuar, programeve të ndryshme, dhe puna praktike e cila do t’i përfshijë nxënësit drejtpërdrejtë në punë edhe atë gjatë shkollimit të mesëm. Më pas, në vitin 2020, EVN do të punësojë rreth 20 nxënës të shkollës së mesme menjëherë pas mbarimit të shkollimit, me neto-pagesë prej 20.000 denarë në muaj, deklaroi kryetari i bordit drejtues të EVN-së, Shtefan…

