05 September
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Pasdite në pjesët perëndimore janë të mundura reshje afatshkurtra e shiut.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 5 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 17 deri 28 gradë.
UV vlera do të arrijë 6.
Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 9 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrij deri në 26 gradë Celsius.
Nga e mërkura pason periudhë e motit stabil me mëngjese të freskëta, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë në rritje graduale. Përjashtim është e shtuna kur do të ketë kushte për reshje lokale.

