04 September Pesë institucione kanë hapur dyert për qytetarët edhe pas orës 16:00. Nuk ka nevojë më për vrapim nga puna apo në mëngjes për të nxjerrë ndonjë dokument të caktuar. Orari i ri i punës prej 07:00 deri në 21:30 nga një shtatori filloi në DAP, Doganë, në Sektorin për punë administrative – mbikëqyrëse në MPB, Drejtoria e librave amë dhe në repartet për mbrojtjen e rajoneve me qytetet dhe komunat. Bëhet fjalë për institucione me orientim shërbyes, gjegjësisht që ofrojnë ndonjë lloj shërbimi për qytetarët. Ky vendim duhet ta lehtësojë jetën e qytetarëve, më saktë këto shërbime të…
Author: almakos
04 September Me fillimin e punës së Kuvendit, u rikthye edhe debati mbi çështjen e zgjedhjes së Prokurorit Publik. VMRO DPMNE-ja kërkoi heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës, por u mbivotua nga shumica parlamentare. As propozimi i deputetëve të kësaj partie për zhvendosjen e kësaj pike në fund të rendit të ditës nuk kaloi. Megjithatë nuk dihet nëse VMRO DPMNE-ja do të vazhdojë ta bllokojë zgjedhjen e prokurorit të ri publik, ashtu siç bëri në periudhën e kaluar. Absolutisht procedura për shkarkimin e Zvërlevskit, por edhe kjo procedurë për zgjedhjen e Prokurorit të ri Publik është jashtë Kodit…
04 September Evn Maqedonia në kuadër të projektit 20,20, 20 do të financoj formimin profesional të një klasë me nxënës në shkollën teknike Mihajllo Pupin në Shkup. Drejtori gjeneral i EVN Maqedonisë Petar Shtefan tha se qëllimi i ndërmarrjes është që të përkrahë gjeneratat e ardhshme në sistemin arsimorë ku do të ketë një kombinim të teorisë dhe praktikës me qëllim që nxënësit të gjejnë punë më lehtë dhe në të njëjtën kohë do të mund të punësohen në EVN Maqedoni. Kjo është diçka që i ka munguar Maqedonisë dhe bëhet që nxënësit të kenë njohuri para punësimit dhe kjo…
04 September Prokuroria për Krim të Organizuar akoma nuk ka arritur në stadin e hetimeve për të ftuar në përgjegjësi deputetet e VMRO-DPMNE-së Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski të cilët më 27 prill hapën portat e Kuvendit për protestuesit e dhunshëm. Pushimi vjetorë ka bërë që hetimet paksa të ngecin. Nga organi akuzës thonë se deri tek përgjegjësia e deputetëve, ka disa procedura të cilët duhet të përfundojnë. Hetimet janë duke vazhduar në mënyrë intensive. Janë dëgjuar më shumë palë dhe janë grumbulluar prova relevante. Në këtë procedurë është angazhuar edhe Ministria e Brendshme. Pas vlerësimeve, materialet hetuese do të…
04 September Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë zyrtarizuar bashkëpunimin në zgjedhje lokale. Grupet e punës nga dyja subjektet kanë sjell përfundimin që në rrethin e parë, subjektet të garojnë veç e veç, ndërsa në raundin e dytë degët të mbështesin njëra tjetrën. Nuk përjashtohet mundësia që deri në zgjedhje dy subjektet të bashkëpunojnë që në raundin e parë, por kjo sipas anëtarit të grupit negociues të Lëvizjes Besa, Shaban Zendeli është çështje që i takon degëve të partive. Vendosëm që në këto zgjedhje të garojmë individualisht në rrethin e parë, me mundësi nëpër nivele lokale në kuadër të…
Kryeministri Zoran Zaev, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Izrael, sot kishte një drekë pune me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në Jerusalem, i cili nuk njihet se kryeqytet izraelit nga shumica e institucioneve ndërkombëtare. Pas takimit, dy kryeministrat mbajtën gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi. Kryeministri maqedonas gjatë ditës planifikohet të takohet gjithashtu me kreun e opozitës Isak Herzog. Zaev në Izrael shoqërohet nga një delegacion qeveritar dhe i biznesit. Gjatë vizitës, takime të ndara me kolegët nga Izraeli do të kenë edhe ministrat e brendshëm, ekonomisë dhe bujqësisë e pylltarisë. Dje, kryeministri Zaev u takua me presidentin izraelit…
04 September Nxënësit e lagjes Bardhi të fshatit Bllacë edhe këtë vit shkollor e kanë nisur jashtë vendlindjes së tyre, në Kosovë, në shkollën fillore “Ilaz Thaçi” në komunën Hani i Elezit. Në mungesë të shkollës në fshatin e tyre ata me vite të tëra po mësojnë në shtetit fqinj i cili me dashamirësi ka pranuar arsimimin e fëmijëve të kësaj lagje pasi autoritetet e Maqedonisë janë treguar të shurdhëta ndaj kërkesave për hapjen e një shkolle shqipe në Bardhi të Bllacës. Unë shkoj në shkollë në Kosovë, Hani i Elezit dhe kemi shumë probleme me shku në shkollë, nuk…
04 September Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska-Treneska sot me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor i vizitoi shkollën fillore “Vëllezërit Milladinovci” dhe shkollën e mesme profesionale “Pero Nakov” në Kumanovë. Deskoska-Treneska deri te fillestarët dha porosi se i pret një periudhë e bukur nëntëvjeçare të cilën do ta kalojnë duke mësuar, duke u shoqëruar, ndërsa mësimdhënësve iu porositi t’i udhëzojnë në rrugën e duhur. “MASH-i, qëndron në dispozicion me kapacitete dhe mundësi të disponueshme për t’ju ndihmuar që të investojnë për arsim cilësor të nxënësve sepse ata janë ardhmëria e shtetit”, tha ministrja. Ajo shtoi se…
04 September Fundjavën e kaluar në qytetin e Shkupit janë regjistruar plot 33 aksidente, prej të cilave në njërin rast me humbje jete. Ndërsa, janë regjistruar tre aksidente me lëndime të rënda trupore. Kurse në nëntë aksidentet të tjera kanë marrë lëndime të lehta trupore23 persona, ndërsa në 20 aksidente janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia gjatë tre ditëve të fundit ka sanksionuar 97 shoferë të cilët nuk kanë respektuar shpejtësinë e lejuar, 15 shoferë u është tërehqur leja e drejtimit për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, ndërsa tetë shoferë kanë kaluar me të kuqe në…
VMRO DPMNE-së e ka bërë të qartë se nuk do të votojë për shpalljen e konkursit për kryeprokuror të ri. Partia opozitare konsideron se është veprim anti-ligjor të shpallet konkurs në kohën kur vendi është në periudhë parazgjedhore. Partia e Gruevskit nuk pritet t’i mbështesë Ligjin për Gjuhët dhe emërimin e pesë nënkryetarëve të Kuvendit, pasi vlerëson se kjo është vetëm humbje parash për të kënaqur apetitet e partnerëve te koalicionit qeveritar. /SHENJA/
Në seancën e sotshme të Kuvendit, VMRO-DPMNE propozoi rritjen e pagave të administratës shtetërore për 5 për qind, uljen e harxhimeve për përmbarim të borxheve të qytetarëve dhe rivendosjen e vauçerëve të studentëve për të blerë laptopë. Partia e Gruevskit e kushtëzoi shumicën parlamentare të udhëhequr nga LSDM-ja që të votojë këto ligje, nëse dëshiron që t’i mbështesë për rrogën minimale, për ligjin për të falimentuarit dhe për taksën radiodifuzive. /SHENJA/
04 September Sheshi ‘Skëndërbeu’ në Shkup në orët e hershme të mëngjesit është dëmtuar qëllimisht nga persona të panjohur. Në muralin me figura të historisë shqiptare, persona të panjohur kanë hedhur bojë të zezë në drejtim të pikturës së Nënë Terezës. Ky akt mendohet se është bërë qëllimisht për të nxitur urrejte ndëretnike dhe ndërfetare në vend.

