Kryeministri Zoran Zaev, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Izrael, sot kishte një drekë pune me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në Jerusalem, i cili nuk njihet se kryeqytet izraelit nga shumica e institucioneve ndërkombëtare.
Pas takimit, dy kryeministrat mbajtën gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi. Kryeministri maqedonas gjatë ditës planifikohet të takohet gjithashtu me kreun e opozitës Isak Herzog.
Zaev në Izrael shoqërohet nga një delegacion qeveritar dhe i biznesit.
Gjatë vizitës, takime të ndara me kolegët nga Izraeli do të kenë edhe ministrat e brendshëm, ekonomisë dhe bujqësisë e pylltarisë.
Dje, kryeministri Zaev u takua me presidentin izraelit Rouen Rivlin. Kryeministri i Maqedonisë, i shoqëruar nga delegacioni i qeverisë vizitoi Qendrën Përkujtimore të Holokaustit. /SHENJA/

