04 September
Me fillimin e punës së Kuvendit, u rikthye edhe debati mbi çështjen e zgjedhjes së Prokurorit Publik. VMRO DPMNE-ja kërkoi heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës, por u mbivotua nga shumica parlamentare. As propozimi i deputetëve të kësaj partie për zhvendosjen e kësaj pike në fund të rendit të ditës nuk kaloi. Megjithatë nuk dihet nëse VMRO DPMNE-ja do të vazhdojë ta bllokojë zgjedhjen e prokurorit të ri publik, ashtu siç bëri në periudhën e kaluar.
Absolutisht procedura për shkarkimin e Zvërlevskit, por edhe kjo procedurë për zgjedhjen e Prokurorit të ri Publik është jashtë Kodit zgjedhor dhe është krejtësisht shkelje e Nenit 8 a nga Kodit Zgjedhor, që ndalon kësilloj procedurash. Për fillimin, zhvillim dhe përmbylljen e këso procedurave sjellja jonë do të jetë adekuate ndaj sjelljes që ka shumica parlamentare, respektivisht shkeljes së ligjeve ne do t’i kundërvihemi gjithmonë. Edhe tani, edhe në të kaluarën i jemi kundërvënë. Do t’i kundërvihemi edhe në të ardhmen- tha Ilija Dimovski, VMRO DPMNE.

