VMRO DPMNE-së e ka bërë të qartë se nuk do të votojë për shpalljen e konkursit për kryeprokuror të ri. Partia opozitare konsideron se është veprim anti-ligjor të shpallet konkurs në kohën kur vendi është në periudhë parazgjedhore.
Partia e Gruevskit nuk pritet t’i mbështesë Ligjin për Gjuhët dhe emërimin e pesë nënkryetarëve të Kuvendit, pasi vlerëson se kjo është vetëm humbje parash për të kënaqur apetitet e partnerëve te koalicionit qeveritar. /SHENJA/

