04 September
Fundjavën e kaluar në qytetin e Shkupit janë regjistruar plot 33 aksidente, prej të cilave në njërin rast me humbje jete. Ndërsa, janë regjistruar tre aksidente me lëndime të rënda trupore. Kurse në nëntë aksidentet të tjera kanë marrë lëndime të lehta trupore23 persona, ndërsa në 20 aksidente janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia gjatë tre ditëve të fundit ka sanksionuar 97 shoferë të cilët nuk kanë respektuar shpejtësinë e lejuar, 15 shoferë u është tërehqur leja e drejtimit për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, ndërsa tetë shoferë kanë kaluar me të kuqe në semaforit. Gjithsej 58 shoferë drejtonin automjet e tyre pa lejë drejtimi. Me ndihmën e automjetit të posaçëm “kaçubet” janë larguar 58 automjete.

