04 September
Evn Maqedonia në kuadër të projektit 20,20, 20 do të financoj formimin profesional të një klasë me nxënës në shkollën teknike Mihajllo Pupin në Shkup. Drejtori gjeneral i EVN Maqedonisë Petar Shtefan tha se qëllimi i ndërmarrjes është që të përkrahë gjeneratat e ardhshme në sistemin arsimorë ku do të ketë një kombinim të teorisë dhe praktikës me qëllim që nxënësit të gjejnë punë më lehtë dhe në të njëjtën kohë do të mund të punësohen në EVN Maqedoni.
Kjo është diçka që i ka munguar Maqedonisë dhe bëhet që nxënësit të kenë njohuri para punësimit dhe kjo nuk vlen vetëm për elektro-montazhier por edhe për mekanikët dhe instaluesit e ujit. EVN-ja e ka vërejtur këtë bashkë me shkollën e mesme “Mihajllo Pupin” dhe për këtë e ka jetësuar projektin 20,20,20 . Me këtë do të marrim pjesë në një program ku 20 nxënës, do të bëjnë punë praktike në kompani deri më 2020 dhe me pas do të marrin një rrogë pas punësimit prej 20 mijë denarësh- deklaroi Petar Shtefan, drejtor i EVN Maqedoni.

