Në arsimin fillor dhe atë të mesëm, shteti ka mundësuar sigurimin e librave falas dhe transportit publik, për nxënësit. Por, për rikonstruimin e shkollave, për të qenë bashkëkohore, financohet pak. Edhe klasës i mungojnë paisje, për lëndët kimi, biologji, fizikë, matematikë, edukatë fizike, etj. Mësimdhënësit ankohen se programet janë të pa përshtatshme për nxënësit, veçmas atyre në shkollën fillore. Nuhi Dardhishta, nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar, Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, si dhe profesori Universitar Xheladin Murati, ndajnë mendimin se shkollat në Maqedoni, kur bëhet fjalë për ato shqiptare, kanë mungesa të llojeve të ndryshme. “Natyrisht për të ndërtuar të…
Author: almakos
Përmirësim të kushteve për gazetari hulumtuese cilësore në fushën e të drejtave të njeriut dhe gjyqësi dhe rritjen e kapaciteteve të organizatave të qytetarëve të cilët punojnë në sferën e lirisë së shprehjes dhe mediave ka për qëllim “Platforma për dialog dhe bashkëpunim midis organizatave qytetare dhe mediat”, që sot u promovua në kuadër të projektit “Gazetaria hulumtuese – mbrojtës i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut”, njohton Almakos. Projekt Menaxherja Iskra Bellçeva Ristovska tha se gazetaria hulumtuese është më e dobishme, për opinionin. “Alarmojmë opinionin dhe angazhojmë të fillojë t’i kërkojë storjet hulumtuese, pasi që me storiet tashmë…
Me skadimin e afatit, gjithsej 27 kandidatë për kryetarë komune dhe 47 lista të kandidatëve për anëtarë të këshillave të komunave, kanë dorëzuar nënshkrimet para personave zyrtarë të KSHZ. Sipas zëdhënëses së KSHZ-së, Arjeta Xhemaili, nënshkrime për lista të kandidatëve për kryetarë të komunave janë mbledhur në 22 komuna.“Nënshkrime për lista të kandidatëve për kryetarë të komunave janë mbledhur në 22 komuna edhe atë në Manastir, Brvenicë, Valandovë, Vevçan, Gratsko, Debarcë, Dojran, Zrnovcë, Kavadar, Mavrovë Rostushë, Makedonski Brod, Mogila, Negotinë, Novacë, Ohër, Petrovec, Probishtip, Radovish, Rankovcë, Qendër, Çashkë dhe komuna e Çuçer Sandevës.”, deklaroi Arjeta Xhemaili, Zëdhënëse e KSHZ-së.Ndërkaq nënshkrime…
Punësimet shpesh herë bëhen në baza partiake, e ndonjëherë edhe në baza të nepotizmit. Duke iu referuar kësaj problematike, Instituti ZIP për 15 muaj zhvilloi projektin “Kush punëson, komuna apo partia”, ku përmes intervistimit të kandidatëve të cilët kanë qenë refuzuar nga një vend pune, ata janë munduar që të bëjnë idetifikimin e asaj se sa janë fer dhe transparente proceset e punësimit në nivel lokal. Sipas koordinatores së këtij projekti Jovana Perovska, rezultatet që kanë dalur nga ky hulumtim tregojnë se është e nevojshme një reformë e shpejtë e ligjit për punësim në sektorin publik.“Gjatë zhvillimit të projektit, në…
Komisioni Juridik ligjvënës pajtohet se Bedredin Ibrahimi nuk duhet të jetë anëtar në komisionin shtetëror të zgjedhjeve si përfaqësues i PDSH-së, dhe se ky anëtar sipas ligjit i takon Lëvizjes BESA, si partia e dytë shqiptare me më shumë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare. Qëndrimi i këtillë erdhi pas kërkesës nga deputeti i Lëvizjes BESA Afrim Gashi që ky Komision kuvendor të bëjë interpretimin autentik të nenit 27 paragrafët 5 dhe 6 dhe nenit 28 paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor. Deputeti Fadil Zendeli tha se ka bazë ligjore për shkarkimin e Ibrahimit, ndërsa kryetari i Komisionit Petre Shilegov, nënvizoi…
Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët nuk do të garojnë bashkë në zgjedhjet lokale, por nëse paraqitet nevoja ata do të mbështesin kandidatët e njëra tjetrës. Sipas Afrim Gashit nga Lëvizja Besa, negociata ka patur me të gjitha partitë, përveç BDI-së por nuk është arritur gjuhë e përbashkët. Megjithatë gjithçka do të zyrtarizohet pasi komisioni i Besës i angazhuar për negociata me partitë të shpalosë para kryesisë partiake të dhënat për vijimin e bisedimeve.“E di se një tentativë serioze për koalicionim me një parti tjetër nuk ka përfunduar me sukses, edhe pse ne kemi pranuar ofertën e tyre, ata pastaj…
Ligji për përdorimin e gjuhëve u shtrua sot për debat në komisionin për çështje evropiane, por shumë shpejt salla u shndërrua në një arenë përplasjesh mes ish partnerëve qeverisës, BDI-së dhe VMRO-së. Ministri i drejtësisë, tha se propozim ligji i gjuhëve rrumbullakson pjesën legjislative të Marrëveshjes së Ohrit. “Qëllimi themelor i miratimit të ligjit është zbatimi konsekuent i amendamenteve kushtetuese në lidhje me një tekst ligjor që ka të bëjë me përdorimin dhe aplikimin e gjuhës të cilën e flasin 20% e qytetarëve të Maqedonisë dhe të alfabetit të saj. Njëkohësisht rregullohet edhe përdorimi i gjuhëve të tjera të cilat…
05 September Kryeministri Zoran Zaev ka prezantuar sot aktivitetet e qeverisë në 100 ditët e para duke theksuar se në punën e sa kanë qenë me prioritet pesë përcaktime, kthimin e parave tek qytetarët, sigurimin e zhvillimit ekonomik, jetë më të mirë, vendosjen e institucioneve në shërbim të qytetarëve, reformat, promovimin e Maqedonisë si shtet mik me fqinjët dhe forcimin e rrugës së integrimit euroatlantik. “Fjala e dhënë tani është realitet, fjala e dhënë tani është shndërruar në përfitime konkrete”, deklaroi Zaev duke prezantuar punën e kabinetit të tij në 100 ditët e para të qeverisjes. Ai foli edhe për…
05 September Pushteti dhe opozita me ligje populiste po tentojnë t’i përvetësojnë qytetarët para zgjedhjeve të ardhshme lokale. Ky është qëndrimi i politikologëve për pranimin nga të dyja palët të ligjeve të propozuara nga LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja që të shqyrtohen me procedurë të shkurtuar. Sipas Marko Trashanovskit nga Instituti për Demokraci, LSDM-ja i bën gjërat e njëjta që paraprakisht i bënte VMRO-DPMNE. Ligjet janë me procedurë të shkurtuar, gjë që në të kaluarën u kritikua fuqishëm. Ligje të miratuara shpejtë, të pamenduara, pa vlerësim të ndikimit, rregullativës, implikimeve ekonomike. Kjo praktikë vazhdon. Nuk ka nevojë të miratohen me procedurë të…
05 September Oliver Andonov i cili për opinionin është i njohur si “ministër për një ditë”, në mënyrë ligjore është shkarkuar nga posti i fundit që e kryente, gjegjësisht si drejtor i ndërmarrjes publike “Jasen”. Këtë njëzëri e konfirmoi Komisioni për parandalimin e korrupsionit. Andonov ndonëse u ankua për shkarkimin nga qeveria, pikërisht dokumentet e dorëzuara pranë komisionit kanë treguar se ai nuk ka të drejtë. Duket qartë se nga dokumentet e dorëzuara për ankesën, vetë veprimi i shkarkimit në formë të vendimit është marrë më 05.08.2017, ditë që nuk e përfshin shpalljen dhe marrjen e vendimit për shpalljen e…
05 September Kalimi i lëndës së 27 prillit nga Prokuroria Publike në Departamentin për krim të organizuar është tendencë e organit të akuzës për të zvarritur sa më gjatë zbardhjen e 27 prillit të përgjakshëm. Ekspertët vlerësojnë se Prokuroria Publike ka shpejtuar me vlerësimin se më 27 prill ka pasur krim të organizuar, derisa një përqindje të madhe të personave të përfshirë në të enjten e përgjakshme nuk i ka thirrur për përgjegjësi. Ish eprori i policisë Ljubomir Gjurçeski konsideron se nuk mund të flitet për veprën krim i organizuar derisa hetimet nuk vijojnë pistën e hetimit nga hapja e…
Në seancën e sotme për padinë e Musa Xhaferit dhe Ali Ahmetit kundër Sllobodan Bogoevskit për shpifje, avokatët e dy zyrtarëve të lartë të BDI-së, kërkuan shpalljen e deklaratës së Bogoevskit si deklaratë shpifëse dhe kërkuan dënimin ose dëmshpërblimin material, raporton SHENJA.Por mbrojtja e Bogoevskit siguron që në deklaratën e Bogoevskit nuk ka asnjë element shpifës sa i përket asaj se kush ka marrë mito për sigurimin e një monopoli në tregun e telekomunikimeve dhe se deklarata është ekskluzivisht e dhënë për Gjykatën e Neë Yorkut.Mbrojtja dorëzoi edhe akt-vendimin e Gjykatës së Neë Yorkut, ku ish drejtorët e Maxhar Telekomit…

