Author: almakos

06 September Koce Trajanovski edhe zyrtarisht do të kandidojë për të parin e Qytetit të Shkupit. Ilija DImovski nga VRMO-DPMN-ja tha se kjo parti nuk do të rrezikojë me kandidatë të tjerë përpos Trajanovskit, meqë sipas tij Trajanovski është favorit në të gjitha komunat që përfshinë kryeqyteti. VMRO-ja gjatë ditës shpalosi edhe emrat e disa kandidatëve të cilët partia do t’ja propozojë Komitetit Qëndror. Në shumë komuna të vendit, VMRO-ja do të dalë me kandidatët e deritanishëm, edhe atë: në Prilep, në Demir Kapi, në Vevçan e të tjerë. Për Gjorce Petrovin VMRO-ja propozon si kandidat ish ministrin Vllado Misajllovski,…

Lexo më Shumë

06 September Partitë opozitare kritikojnë 100 ditshin e Qeverisë. Ata konsiderojnë ekzekutivi ka dështuar që nga rebalancimi i buxhetit, ndryshimet në ligjin për rrogën minimale, shkarkimi i Prokurorit Publik dhe hartimi i ligjit për gjuhët. Lëvizja Besa vlerëson Qeveria ka politizuar institucionet, ndërsa pohon se që tani e tutje do të jetë e kujdesshme në qasjen e saj konstruktive ndaj proceseve. Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami theksoi se kjo qeveri po humb besimin duke mos zbardhur rastet pikante gjyqësore që kanë të bëjnë me shqiptarët. Tashmë nuk është lajm të thuhet që njësoj si në Qeverinë e kaluar po…

Lexo më Shumë

06 September Më shumë se 2300 persona duhet të punësohen në çerdhe që të plotësohen kuadri i nevojshëm për mbarëvajtjen e sistemit të përkujdesjes dhe edukimit të fëmijëve në këto institucione. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska tha se mungesa e punësimeve ka ardhur si pasojë e politikave jo të mira të qeverisë së kaluara. Ajo tha se janë hapur çerdhe pa mbajtur llogari për nevojën e kuadrit, por mungesa vjen edhe si pasojë e mos zëvendësimit të vendeve të atyre që kanë arritur të drejtë e pensionimit. Sa i përket ndërrimit të dytë. Carovska tha se vendimi…

Lexo më Shumë

06 September Qytetarëve të Komunës së Shuto Orizares më nuk ju duhet që të udhëtojnë nga 30 kilometra për të bërë kontrolle gjinekologjike, pasi që në ambulancën e Orizares është punësuar një gjinekologe. Pas pesë viteve mungesë, Vjollca Mbiarra është gjinekologia e vetme pranoi të punojë në ambulancën e Shuto Orizares. Mbiarra nuk ka njohuri të mirë të gjuhës maqedonase. Për këtë arsye bashkë me të do të punojë edhe një motër medicinale për t’i ndihmuar të komunikojë me lehtë me pacientët. Unë më herët kam punuar në Poliklinikën e Çairit, shtëpi shëndetësore, njëjtë në gjinekologji. Kam 3 vjet përvojë…

Lexo më Shumë

06 September Parimi i ndarjes së shtetit nga partia është fjalë e dhënë dhe angazhim, si dhe përcaktim dhe qëllim strategjik i Qeverisë së re, tha sot kryeministri Zoran Zaev. Sipas tij, gjatë 100 ditëve të kaluara nga formimi i Qeverisë nuk ka pasur, dhe në periudhën e ardhshme nuk do të ketë presione, shantazhe dhe kërcënime për qëllime zgjedhore, as keqpërdorime të parave shtetërore për qëllime zgjedhore. Duke potencuar se ndarja e shtetit nga partitë politike është obligim nga Marrëveshja e Përzhinës dhe vërejtje në të gjitha raportet e BE-së për përparimin e Maqedonisë, OSBE-ODIHR-së dhe organizatave të tjera…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje ekonomike Koço Angjushev sot në konferencën për shtyp për zhvillim të balancuar rajonal në Shkup theksoi se në 30 deri 40 vitet e fundit një e treta e popullatës së tërë shtetit jetojnë në Shkup që tregon se kemi problem me zhvillimin rajonal i cili duhet të zgjidhet. Angjushev theksoi se fshatrat dhe vendet e vogla të banuara janë gjithnjë e më të zbrazëta, ndërsa qytetet më të mbushura dhe se vetëm për 18 për qind e popullatës në shtet janë sisteme të kanalizimit. “Këto janë të dhëna të këqija fascinuese, por ato janë të…

Lexo më Shumë

Pas skandalit në sheshin Skënderbe, ku u hudh ngjyrë e zezë mbi muralin e Nënë Terezës, organet kompetente dolën me deklaratë se do të hetohen nga policia, por sot vihet re se është marrë masa për pastrimin e “ngjyrës së zezë”, por përgjegjësit e këtij sheshi nuk kanë dalur me një deklaratë zyrtare, vetëm se janë marrë masa për riparimin e dëmit. Më herët nga Komuna e Çairit, dolën me deklaratë se policia do të ngrej padi, mbi autorin e veprës. “Dëmtimi ka ndodhur pas orës shtatë të mëngjesit. Murali është lyer me bojë të zezë që mund të jetë…

Lexo më Shumë

Një skandal ka ndodhur gjatë ceremonisë së shugurimit të Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë ku është përdhosur flamuri kombëtarë dhe ai i Kosovës. Në pamjet më poshtë mund të shihet qartë se për flamujt nuk ka pasur vend në tryezën e shtruar dhe se klerikët vendin “më të përshtatshëm” për flamurin Kuq e Zi dhe për atë të Kosovës e kanë parë të jetë në tokë, duke nënçmuar skajshmërisht kombin shqiptarë. Shikoni pamjet: [embedded content] FLAMURI by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë

Në Qendrën për kulturë në Dibër, në organizim të Shoqatës së ish të Përndjekurve Politik dhe në prani të shumë artdashës së fjalës së art dhe ish të përndjekurve politik si dhe familjarëve të tyre u përurua libri i Shpëtim Pollozhanit. “Kalërimi drejt dritës”, libër që ka sjellë në dritë ish i përndjekuri politik dhe kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik në Maqedoni. Autori në këtë libër ka vënë theksin mbi për veprimtarët e panjohur që kanë dhënë kontribut për çështjen kombëtare dhe nuk janë përmendur asnjëherë. Gjithë këtë, ai e ka pasqyruar me përplasjen e dy modeleve: njeriu…

Lexo më Shumë

Të hënën në mbrëmje rreth orës 21 është zhvilluar një aksion policor në bastoren sportive në rrugën Beliçica në Gostivar, ku janë ndaluar duke punuar dy femra të punësuara në objekt dhe një person përgjegjës I.M 29 vjeçar nga Gostivari. Për shkak të organizimit të lojërave të fatit pa licencë adekuate dhe asnjë dokument, me vërtetim është marrë tërë pajisja që është shfrytëzuar për organizimin e lojërave të fatit, 6 televizor, katër kompjuter, lexues të taloneve dhe një sasi e caktuar e parave. Pas zbardhjes së plotë të rastit do të ketë edhe padi.

Lexo më Shumë

06 September Në propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), Qeveria e miratoi Planin operativ për programe dhe masa aktive për punësime dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2017, me plotësim i cili përcakton se shfrytëzuesit e këtyre masave mund të jenë ata persona juridikë dhe fizikë të cilët nuk kanë shfrytëzuar masa të tjera qeveritare për punësim. Plani operativ parashikon numër të madh të volitshmërive për punësimin e grupeve të ndryshme të synuara nga të papunët, si dhe programe për vetëpunësim, programe për start-all biznese për të rinj dhe program për vetëpunësim të personave me…

Lexo më Shumë

Debati për konkurs për emërimin e kryeprokurorit të ri po zhvillohet me modelin e njëjtë sikur për shkarkimin e Marko Zvërlevskit, raporton SHENJA.VMRO DPMNE insiston se në këtë periudhë nuk ka mundësi as për shkarkime e as për emërime dhe kërkon që pika e konkursit për kryeprokuror të hiqet nga rendi i ditës.Por shumica parlamentare insiston se një gjë e tillë është e patjetërsueshme për të nisur reformat në gjyqësor.Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE pyeti shumicën parlamentare se kujt po i tregon superioritet dhe nëse me këtë gjest tenton të fitojë më shumë vota në zgjedhje?“Ju doni të emëroni kryeprokuror të…

Lexo më Shumë