Moti sot pritet të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 3 deri në 12, ndërsa e ditës prej 23 deri në 32 gradë Celsius. Vlera UV do të jetë 7. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, kryesisht me diell me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të ulet në tetë, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 30 gradë Celsius. Nesër parashikohet të ketë rritje të vranësirave. Do të fryjë erë e përforcuar juglindore e shoqëruar me shi të përkohshëm, vende-vende i rrëmbyeshëm dhe me paraqitjen…
Author: almakos
Qeveria e Zaevit ka pasur hapa të cilat janë mirëpritur nga qytetarët, megjithatë ato ishin hapa populiste, deklaroi analisti politik Sefer Tahiri, duke ju referuar hapave si heqja e testimit ekstern, taksës radiodifuzive, rritjes së pagës minimale dhe të ngjajshme. Tahiri e definon këtë 100 ditësh si relativisht të suksesshëm, por duke i cilësuar si negative rezultatet e Qeverisë, të cilat sipas tij, nuk janë në përputhje me pritjet e mëdha të qytetarëve. Sa i përket integrimeve euroatlantike, Tahiri thotë se kemi parë deklarata, vlerësime dhe analiza, megjithatë akoma nuk kemi parë hapa konkrete. Sefer Tahiri, analist politik“Ka pasur edhe…
Greqia dhe Bullgaria nënshkruan të mërkurën një marrëveshje për të ndërtuar një lidhje hekurudhore në vlerë prej disa miliarda eurosh, e cila do të lidh portet e rëndësishme të të dy vendeve, raporton AA. Linja do të lidhë portet e Kavallës dhe Aleksandropulit në Greqinë veriore në Detin Egje me portet bullgare në Burgas, Varna dhe portin në Ruse mbi Lumin Danub. Sipas mediave bullgare, pjesa bullgare do të kushtojë afërsisht një miliard euro, ndërsa pjesa greke rreth katër miliardë euro. Ndërkaq, nuk u dha asnjë afat kohor për përfundimin e projektit. Kryeministri grek Alexis Tsipras dhe homologu i tij…
Varësisht se cila parti shqiptare ka qenë në pushtet, ka shpallur konkurse për pranim të punonjësve të administratës, por pa u angazhuar për sistemimin e të tjerëve që tashmë janë pranuar. Hezitimi për sistemimin e kësaj kategorie në vende pune ka qenë në vazhdimësi objekt i reagimeve e përplasjeve të ndryshme politike. Janë rreth 1600 administratorëve shqiptarë, të punësuar në bazë të Marrëveshjes së Ohrit, që pritet të sistemohen. Për shkak të neglizhencës së institucioneve, sistemimi i tyre ka ngecur. Por, nuk mohohet fakti, që nuk janë pranuar edhe përshkak të stëngarkimit të administratës, me punëtorë. Por, shumë administrator pohojnë…
100 ditëshi i Qeverisë është zhgënjyes për qytetarët të cilët kanë pritur shumë nga Qeveria e re. Qytetarët e anketuar nga Televizioni SHENJA vlerësojnë se kjo Qeveri ka qenë shumë shpresëdhënëse për ta, por se ajo që është realizuar deri më tani është shumë pak, në krahasim me premtimet që janë dhënë paraprakisht.“Jam i zhgënjyer edhe me të parën parti edhe me të dytën. Nuk jena të kënaqur. Unë këta dy sy është dashur t’i operoj as pension, as ndihmë sociale as asgjë. Nuk më ka ndihmuar askush edhe nuk jam i kënaqur aspak…Me Qeveri më nuk dua të kem,…
Iniciativa qytetare, për të drejta të barabarta të prindërve pas divorcit dhe Iniciativa qytetare, për të drejta të barabarta të personave me hendikap dhe nevoja të veçanta 5 më 12, sot nënshkruan memorandum për bashkëpunim. Në evenimentin që u organizua nga dy iniciativat qytetare dhe Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë Megjashi u fol edhe për për statusin momental të ndryshimeve ligjore, të cilat janë preokupim i të dy iniciativave. Dy iniciativat kanë vendosur të bashkëpunojnë dhe më shpesh t’i aktualizojnë problemet e tyre pasi theksuan se vendimet mund të presin deri në vitin 2019. Nga paneli, u tha…
Gjatë kohës së zgjedhjeve nuk do të lejohet frikësim dhe presion të administratorëve, pasi 0 tolerancë do të ketë për keqpërdorime eventuale zgjedhore. Ky ishte njëri ndër premtimet që kryeministri Zoran Zaev e dha në konferencën e sotme të organizuar nga MOST, në prag të zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 15 tetor. Zaev veç tjerash tha se qeveria e tij është duke punuar edhe për një sërë masash tjera, të cilat do të sigurojnë zgjedhje fer dhe demokratike.“’Ndarja e shtetit nga partia’, është një fjalë e dhënë. Është një zotim, përcaktim dhe qëllim strategjik i qeverisë së…
06 September Dhjetëra banorë të lagjes Drenoc të Tetovës janë përplasur me inspektorët e komunës, të cilët bashkë me ekipet punuese kanë filluar hapjen e një rruge plotësuese që lidh këtë lagje me qytetin. Banorët thonë se komuna tenton të ndërtojë në prona private diçka që është e panevojshme. “Kjo është bë për neve, ne privatisht i kemi paguajt pllakat ujin kanalizimin, ata e kanë rrugën ka tullana po kanë ardhë këndej. Këtu mos vinë të ndërtojnë asgjë këtu s’ka çka punon se janë prona tonat private” “Ne protestojmë se rruga jonë nuk i mban këto 100 shtëpi këtu sepse…
Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme ka miratuar informatën me propozim masat për avancimin e gjendjes së gjuhës maqedonase dhe ka obliguar Ministrinë e Kulturës që të zbatojë propozim masat e miratuara. Këto masa, ndër tjerash, parashohin themelimin e fondit për mbështetje të afirmimit të gjuhës maqedonase në universitetet e huaja, hapjen dhe mbajtjen e lektoratëve në gjuhën maqedone në universitetet e huaja.“Ne si Këshill i gjuhës maqedonase promovojmë politikën e qasjes së përbashkët dhe të planifikuar të të gjitha institucioneve që merren me gjuhë: komunikimi publik, arsimimi i të gjitha niveleve, studim shkencor i gjuhës maqedonase, promovim i…
Duke parë se kanë kaluar 100 ditët e para dhe ne votuam të përmbajtur për këtë Qeveri, nga punën e deritanishme, shihet se ky qëndrim i yni ka qenë pak më shumë se optimist. Kështu tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, duke shtuar se edhe kjo qeveri ka vazhduar me avazin e vjetër që për hesape politike të dëmtojë interesin e qytetarëve. Sipas tij, edhe me këtë qeveri po vazhdon partizimi i institucioneve të shtetit dhe në vend të vlerësimit të profesionalizmit, vazhdon që byro e punësimit të jetë partia në pushtet, madje duke ndërhyrë edhe në institucione shkencore…
Akuza se cila parti ka bërë më shumë apo më pak për komunitetet më të vogëla në vend karakterizoi ditën e dytë të debatit në Kuvend në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane mbi propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve. Deputeti i RDK-së Vesel Memedi madje shkoi një hap më larg duke tërhequr vëmendjen deputetëve tjerë që mos të lejojnë të përsëritet skenari i përgjakshëm i 27 prillit. Ai VMRO – DPMNE-së por edhe përkrahësve të saj ua dërgoi mesazhin që mos ti frikësohen gjuhës shqipe sepse me integrimin e saj në këtë ligj, nuk do të shpartallohet Maqedonia. “Mos…
06 September Zhvillimi i barabartë i rajoneve në Maqedoni tani për tani do të ngelë vetëm në letër. Përpjekjet e qeverisë së re për momentin janë vetëm deklarative. Për këtë tregon fakti që me rishikimin e buxhetit nuk është siguruar asnjë denarë më shumë nga ajo që parashihej në buxhetin e vitit 2017, i miratuar nga qeveria e VMRO-DPMNE-së. Në të dy buxhetet kjo shumë është rreth 3.7 milion euro, edhe pse ligji parasheh që të ndahet 1% nga PBV, gjegjësisht rreth 100 milion euro në vit. Kur themi 1% nga PBV, nuk mendojmë vetëm në 1% të holla që…

