Duke parë se kanë kaluar 100 ditët e para dhe ne votuam të përmbajtur për këtë Qeveri, nga punën e deritanishme, shihet se ky qëndrim i yni ka qenë pak më shumë se optimist. Kështu tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, duke shtuar se edhe kjo qeveri ka vazhduar me avazin e vjetër që për hesape politike të dëmtojë interesin e qytetarëve. Sipas tij, edhe me këtë qeveri po vazhdon partizimi i institucioneve të shtetit dhe në vend të vlerësimit të profesionalizmit, vazhdon që byro e punësimit të jetë partia në pushtet, madje duke ndërhyrë edhe në institucione shkencore e arsimore
‘Me rebalancin e buxhetit, që u miratua ndërkohë, edhe një herë u dëshmua se përsëri nuk erdhi në shprehje interesi i qytetarëve, por perceptimi i partive në pushtet për menaxhimin me financat publike. Në këtë mënyrë u dëmtuan në veçanti rajonet me shumicë shqiptare, qoftë duke lënë institucione arsimore në mëshirë të motit, qoftë duke hequr mjete financiare nga institucionet që drejtohen nga shqiptarët ose duke mos ndarë mjete për realizimin e projekteve të jetës elementare infrastrukturore të vendbanimeve shqiptare”, ka deklaruar Bilall Kasami, kreytar i Lëvizjes BESA.
Kasami ka thënë se Ishte tejet zhgënjyese dhe dëshpëruese që kjo shumicë qeveritare ka dhënë shenja se dëshiron ta godasë edhe familjen tradicionale të vendit tonë.
“Duke qenë parti konservatore, ne reaguam ndaj këtij fenomeni dhe e ngritëm zërin se për shqiptarët familja tradicionale si bashkësi mes dy gjinive të kundërta mbetet standardi i familjes sonë dhe çdo goditje e kësaj celule shoqërore do ta ketë përballë Lëvizjen BESA. Këtë e bëjmë jo vetëm për shkak të programit dhe platformës sonë politike, por aq më shumë për shkak të së ardhmes së brezave tanë, të cilëve nuk duam t’u lënë pas vetes këso telashe”, ka shtuar Kasami.
Mes tjerash Kasami ka përmendur edhe shkarkimin e Prokurorit Publik, Marko Zvërlevski. Ai tha se BESA ka mbështetur shkarkimin e tij ngase vlerëson se ai është kryefajtori i padrejtësive në Maqedoni, por, se arsyetimet kryesore se përse ai duhet shkarkuar munguan: padrejtësitë ndaj shqiptarëve, drejtësia selektive etnike veçanërisht ndaj shqiptarëve.
Sa i përket Ligjit për përdorimin e Gjuhëve i cili tani më ka ardhur në Kuvend, Kasami ka thënë se për ata është një propozim-ligj që ka ardhur si rezultat i synimit të partive në pushtet për të përfituar politikisht, por jo për ta zgjidhur njëmend çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni.
Kasami ka thënë se kjo shumicë parlamentare dhe kjo qeveri vazhdon ta shkelë Kodin Zgjedhor, duke ia mohuar Lëvizjes BESA të drejtën e anëtarit të saj në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
Enis Murtezi /SHENJA/
Data 21.05.2026
Aktuale
- Menduh Thaçi: Ahmeti është takuar tinza disa herë me Mickoskin, më informuan nga VMRO-ja
- Alarm në shkollën teknike në Skenderaj: Nxënësve të mitur u gjenden armë, fishekë dhe thikë në çanta
- “Kemi mekanizmin e badenterit për ta bllokuar”, Sela thirrje deputetëve shqiptar për të mos e votuar Ligjin për përfaqësim të drejtë
- Sasho Klekovski emërohet drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me mandat katërvjeçar
- EMRAT- Sherr mes dy personave për parkimin e makinës, njëri prej tyre plagoset me thikë, autori në kërkim
- Kush janë top 100 kompanitë me fitime më të mëdha në Maqedoninë e Veriut? (LISTA)
- Nga kostumi i shkurtër i profesoreshës te mungesa e certifikimit, çfarë dyshohet për vdekjen e pesë zhytësve në Maldive
- “Sapo dolëm në ujërat jugosllave, varka u përmbys nga dallgët, gruaja me tre fëmijët ranë në ujë”- Dëshmia në hetuesi e shkodranit që e ktheu UDB-ja: Pashë ca hije të zeza që…

