Ligji për Gjuhët kaloi Komisionin për Çështje Evropiane dhe me 9 vota pro u përcoll për lexim të parë në seancë plenare. Votimit i parapriu diskutimi treditor që u karakterizua me debate të ashpra, kryesisht mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Deputetët e VMRO-DPMNE-së akuzuan se ky ligj e shkel Kushtetutën dhe del jashtë konrizave të Marëveshjes së Ohrit, ndërsa ata të LSDM-së mohuan këto akuza duke thënë se është vetëm rrumbullaksim i ndryshimeve ligjore të cilat ishin bërë edhe në vitin 2008 dhe 2011. Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli tha se propozim-ligji në fjalë e avancon gjuhën shqipe,…
Author: almakos
Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, vlerëson se akuzat ndaj tij ka për qëllim që të diskreditojë atë personalisht. Ai vlerëson se kështu synohet të largohet vëmendja e opinionit për mosrealizimin e projekteve në Komunën e Prilepit. Janakieski ka thënë se padia e ngritur nga SPB Prilep ka qenë edhe më parë e dorëzuar në Prokurorinë Publike Themelore, ndërsa e njëjta është refuzuar si e pabazë. /SHENJA/
Nga 70 vende në botë, sipas testeve të PISA për vitin 2015, Maqedonia është ranguar në vendin 67 për shkencë dhe lexim dhe në vendin 66 për matematikë. Vetëm 1 % e nxënësve 15-vjeçarë kanë arritje të shkëlqyeshme në së paku një lëndë, ndërkaq, 52.2% kanë arritje të këqija tek të gjitha lëndët. Testet PISA përfshijnë testim në shkencë, lexim dhe matematikë. Duke analizuar këto rezultate, Organizata Qytetare “Finance Think”, vlerëson se në Maqedonmi ende dominojnë metodat tradicionale ku mësimdhënësi është përcjellës i dijes, ndërkaq nxënësi është pranues pasiv. Vlerësimet u dhanë në tryezën e rrumbullakët të titulluar: ”Pesa në…
Nga 70 vende në botë, sipas testeve të PISA për vitin 2015, Maqedonia është ranguar në vendin 67 për shkencë dhe lexim dhe në vendin 66 për matematikë, raporton Televizioni SHENJA. Vetëm 1 % e nxënësve 15-vjeçarë kanë arritje të shkëlqyeshme në së paku një lëndë, ndërkaq, 52.2% kanë arritje të këqija tek të gjitha lëndët. Testet PISA përfshijnë testim në shkencë, lexim dhe matematikë. 75 për qind e mësuesve në çdo orë mësimore e shfrytëzojnë metodën e transmetimit me gojë, ndërkaq vetëm 7 për qind e tyre përdorin metoda për mendim kritik, kreativitet dhe hulumtim. Rezultatet në arsim përkeqësohen…
Shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë të vitit është 22,6 për qind dhe në krahasim me tremujorin paraprak shënon zvogëlim prej 0,3 për qind. Sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror të Statistikës, papunësia në tremujorin e parë ka qenë 22,9 për qind, ndërsa në tremujorin e fundit të vitit 2016 24 për qind. Të dhënat e publikuara tregojnë se numri i popullatës aktive në tremujorin e dytë është 955.699 persona, prej të cilëve të punësuar janë 739.892, ndërsa 215.807 persona janë të papunësuar. Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 56,9 për qind, ndërsa shkalla e punësimit…
BabaI i vogëlushit Almir Aliu, ka rrëfyer sot në seancë gjyqësore për rrethanat e vrasjes së djalit të tij. Ai ka përmendur momentet kur e kanë goditur me makinë atë dhe familjen e tij dhe ia kanë mbytur fëmijën 4-vjeçar. Sipas babait të Almirit, gjithçka ka filluar nga një grindje banale në spital, vetëm se e ka lejuar në grua të moshuar të hyjë në radhën ku ishte duke pritur edhe Iliq. Sipas Sedatit, Iliq është acaruar dhe ka filluar të shajë dhe kërcënojë, raporton Televizioni SHENJA. Babai i Almirit pohon se Iliq pas kërcënimit e ka thirrur vëllain e…
11-vjeçari vdiq në një aksident rrugor i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20 në rrugën Shkup- Centrali Hidroenergjitik “Kozjak”. Nga policia informojnë se aksidenti rrugor ka ndodhur mbrëmë në orën 19:20 në rrugën rajonale Shkup – HEC “Kozjak” në të cilën një automobil “BMV” , me targa italiane i drejtuar nga SH.D (39) nga fshati Cërn Vërv, është përplasur me një traktor “IMT-553” i drejtuar nga D.M (40) nga fshati Maçishtë. Pas autorizimit të prokurorit publik, ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup.
Bruto Prodhimi Vendor në tremujorin e dytë të vitit shënon ulje prej 1,8 për qind, bëri të ditur Enti Shtetëror për Statistikë. Sipas të dhënave të publikuara në këtë tremujor rritje më e madhe është shënuar në sektorët Bujqësi, pylltari dhe peshkim prej 4,1 për qind, Tregti me shumicë dhe pakicë, korrigjim i automjeteve motorike dhe motoçikletave, Transport dhe deponim, Objekte për strehim dhe aktivitete të servisit me ushqim prej 3,9 për qind, Informacione dhe komunikime prej 1 për qind dhe aktivitetet financiare dhe aktivitete të sigurimit prej 1 për qind. Konsumi final i amvisërive, duke i përfshirë edhe institucionet…
Dyzet e një vjeçari I.T. mbrëmë për vdekje e ka goditur me thikë babain e tij në një debat familjar që ka ndodhur në rr. “Çedomir Kantarxhiev” në Shkup. Fqinja e tyre mbrëmë rreth orës 22:15 ka paraqitur në polici se fqinjët po rriheshin dhe kërkoi ndihmë nga policia. Nga MPB-ja informojnë se nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe konstatuan se ka pasur grindje familjare midis L.T. (68) dhe djalit të tij I.T. (41). L.T. është gjetur në pragun e dhomës së ditës me plagë të marra nga therrja me thikë, ndërsa nga ekipi i Ndihmës së…
07 September Një ish politikan është vrarë në mënyrë brutale në Shkup. Raportohet se ish politikani është therur me thikë nga i biri i tij icili supozohet se vuante nga çrregullime mendore. Policia ka zbuluar identitetin e viktimës. Bëhet fjalë për ish kryetarin e degës së VMRO-DPMNE në komunën Kisella Vodë të Shkupit, 68-vjecarin me inicialet L.T.
Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, më 11-të dhe 12-të shtator do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë. Në këto dy ditë, siç kumtojnë nga kabineti i tij, ministri Edmond Ademi, do të ketë takim me sekretarin shtetëror, i angazhuar për kroatët jashtë Republikës së Kroacisë, Zvonko Milas, me deputeten Ermina Lekaj Përlaskaj, me kryetarin e Këshillit të pakicës nacionale shqiptare të Qytetit të Zagrebit, Shuip Ziberi, konsullin e nderit të RM-së në Zarë dhe kryetarit të BFI në Republikën e Kroacisë, Gëzim Rexhepi. Gjatë kësaj vizite, Ademi do të vizitojë…
Stacioni policor – Prilep parashtroi padi penale kundër ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, si dhe për një avokat shtetëror aktual dhe një ish avokat shtetëror dhe për një noter, për keqpërdorim të detyrës zyrtare. “Personat M.J (39) nga Shkupi, D.R (64) nga Prilepi, S.T (63) nga Prilepi dhe V.J (51) nga Prilepi, janë nën dyshimin se kanë kryer vepër penale ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit’, i paraparë dhe dënuar me nenin 353 paragrafi 1, 3 dhe 5 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë”, citohet në padinë e parashtruar deri te Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen…

