Nga 70 vende në botë, sipas testeve të PISA për vitin 2015, Maqedonia është ranguar në vendin 67 për shkencë dhe lexim dhe në vendin 66 për matematikë, raporton Televizioni SHENJA.
Vetëm 1 % e nxënësve 15-vjeçarë kanë arritje të shkëlqyeshme në së paku një lëndë, ndërkaq, 52.2% kanë arritje të këqija tek të gjitha lëndët.
Testet PISA përfshijnë testim në shkencë, lexim dhe matematikë.
75 për qind e mësuesve në çdo orë mësimore e shfrytëzojnë metodën e transmetimit me gojë, ndërkaq vetëm 7 për qind e tyre përdorin metoda për mendim kritik, kreativitet dhe hulumtim.
Rezultatet në arsim përkeqësohen edhe përkundër rritjes së shpenzimeve.
Ndërkohë, Kosova në këtë listë radhitet e fundit gjegjësisht e 68-ta, ndërkaq Shqipëria ndodhet në vendin 51. Vendin e parë në këtë listë e ka Singapori. A. Bafqari /SHENJA/

