Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet ndaj Francesca Albanese, raportueses speciale të Kombeve të Bashkuara për territoret palestineze të pushtuara.
Vendimi përbën një zhvillim pozitiv për juristen italiane, e cila ishte futur në listën e zezë të Departamentit amerikan të Thesarit pas kritikave të forta ndaj Izraelit. Megjithatë, lajmi erdhi menjëherë pas një tjetër vendimi jo në favor të saj. Këshilli i Parisit rrëzoi propozimin për t’i dhënë Albanese vlerësimin “qytetare e nderit” të kryeqytetit francez.
Propozimi, u hodh poshtë me 76 vota kundër dhe 48 pro.
Heqja e sanksioneve nga SHBA erdhi pas një urdhri gjyqësor. Një njoftim i publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Thesarit konfirmoi largimin e Albanese nga lista e zezë, ku përfshiheshin masa që bllokonin përdorimin e kartave kryesore të kreditit dhe kryerjen e transaksioneve bankare në nivel global.


