Në Maqedoni akoma dominuese janë metodat tradicionale të mësimit ku mësimdhënësi është bartës i njohurive, ndërsa nxënësi është pranues pasiv, tregojnë të dhënat e organizatës qytetare “Finance think” të cilët sot në tryezën e rrumbullakët të titulluar “Pesa në ditar – Njësha në PISA: Pesë prioritetet për përmirësimin e cilësisë së arsimit fillor” e prezentuan hulumtimin e zbatuar për shkak të notave të dobëta të testimit të PISA. Nga paneli u tha se mësimdhënësit të cilët përdorin metodat e diskutimeve dhe debateve kishin nxënës me arritje më të mëdha. Sipas, Ana Micovska-Raleva nga Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave,…
Author: almakos
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë Nikolla Dimitrov sot dhe nesër në Talin, do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve-kandidate për anëtarësim në BE Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. Dimitrov, siç informojnë nga Kabineti i tij, në takim merr pjesë me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Estonisë Sven Mikser, në cilësi të vendit kryesues me Këshillin e BE-së. Diskutimet në takim, thuhet…
07 September Me 9 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve kaloi në Komisionin për Çështje Evropiane. Edhe në vazhdimin e tretë të debatit pati replika midis deputetëve të shumicës dhe opozitës lidhur me përmbajtjen e këtij propozim-ligji që ka të bëjë me rregullimin e përdorimit zyrtar të gjuhëve të bashkësive etnike, përkatësisht të gjuhës shqipe e cila është e përcaktuar si gjuhë që e flasin mbi 20% nga numri i përgjithshëm i popullatës në vend. Pro ligjit votuan anëtarët e LSDM-së, BDI-së dhe BESËS dhe Aleancës. Anëtarët e VMRO-së nuk votuan as pro…
Kuvendi formoi Komitetin për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. Në seancën e konstituive të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, anëtarët e komitetit zgjodhën për kryetar të Komitetit deputetin e BDI-së, Rexhail Ismaili. Për nënkryetar u zgjodh deputeti Jusuf Hasan, i cili është përfaqësues i Partisë Demokratike Turke, e cila është në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Komiteti për Marrëdhënie mes Bashkësive përbëhet nga gjithsej 19 anëtarë, prej të cilëve shtatë janë të partive maqedonase, shtatë të partive shqiptare, dhe pesë të nacionaliteteve tjera. Për përbërjen e Komitetit dhe Zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit, anëtarët dhanë mbështetje unanime. /SHENJA/
07 September Në vazhdimin e seancës gjyqësore për vrasjen e vogëlushit Almir Aliu nga Kumanova, sot dëshmoi babai i 4 vjeçarit. Sedat Aliu para trupit gjykues ka rrëfyer në detaje se si ka filluar gjithçka që nga Shtëpia e shëndetit kur ai i kishte lëshuar radhën një moshuare, veprim ky që kishte acaruar të akuzuarin për vrasjen e Almirit, Boban Iliq. Unë e tregova të vërtetën sërish sot, në gjykatë. Dua të them se mos të ndodhin raste të këtilla ndër-etnike mes shqiptarëve e maqedonasve, sepse dihet çfarë ka ndodhur . Ishte hakmarrje ndaj shqiptarëve, sepse unë nuk e kam…
07 September VMRO-DPMNE-ja ka akuzuar LSDM-në për kontroll dhe përdorimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për qëllime partiake dhe interesa të veta. Partia e Nikolla Gruevskit vlerëson se me këtë LSDM-ja po e përzien shtetin me partinë, ndërsa po keqpërdor policinë dhe buxhetin shtetëror për t’i fituar zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Deklarata e këtillë e përfaqësuesve të VMRO-së vjen një ditë pas paralajmërimeve të kryeministrit Zaev se zgjedhjet e tetorit do të kalojnë të qeta dhe pa keqpërdorime të resurseve shtetërore nga pushtetarët. Për çfarë zgjedhje të lira dhe korrekte flet Zaevi, kur mban konferencë për shtyp me…
Kurrfarë kampesh as banesa për emigrantë dhe refugjatë nuk do të ndërtohen në Maqedoni, theksoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve. Sipas tij, gjoja ndërtimi i banesave dhe kampeve për refugjatët është manipulim i VMRO-DPMNE-së opozitare në vigjilje të zgjedhjeve lokale. “Gjithçka është ide e VMRO-DPMNE-së opozitare që të bëhet manipulim me qytetarët, njëherit me trupin votues për zgjedhjet lokale dhe për këtë përmenden disa kampe dhe banesa. Nuk bëhet fjalë fare që të ndërtohen as kampe, as banesa”, tha Sugareski, i cili ishte pjesë e delegacionit qeveritar për kremtim të…
Me 9 vota “Për” asnjë kundër dhe asnjë deputet të përmbajtur pas tre ditëve debat, Komisioni për Çështje Evropiane dha mendim pozitiv që ligji për përdorimin e gjuhëve të kaloj në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Maqedonisë. Mirëpo edhe sot nuk u qetësuan polemikat në lidhje me këtë ligj, në veçanti mes pozitës dhe opozitës maqedonase. Deputetët e opozitës maqedonase, VMRO – DPMNE, Antonio Millshovoski dhe Ilija Dimovski këtë propozim ligj e vlerësuan si antikushtetues dhe diskriminues për komunitetet më të vogla në vend. Në fjalimin përfundimtar në lidhje me këtë ligj, deputeti opozitar maqedonas, Ilija Dimovski ashpër sulmoi…
07 September Buxheti i Prokurorisë Publike për vitin 2017 është shkurtuar për rreth 700 mijë euro, konkretisht nga 11.7 në 11 milion euro. Kjo nënkupton edhe shkurtimin e rrogave të Prokurorëve Publik me 20%. Burime të televizionit Alsat M brenda organit të akuzës shpjegojnë se tek Prokurorët është ngjallur pakënaqësi për shkurtimin e të ardhurave. Megjithatë, organi akuzës në krye me ushtruesen e detyrës Liljana Spasovska nuk ka përgjigje rreth shkurtimit të rrogave. Alsat kërkoi përgjigje nga Prokuroria Publike, por deri në këto momente nga ky organ nuk morëm asnjë qëndrim. As këshilli i Prokurorëve është nuk i njoftuar me…
07 September SPB – Prilep parashtroi padi penale kundër ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, për keqpërdorim të detyrës zyrtare. “Personat M.J (39) nga Shkupi, D.R (64) nga Prilepi, S.T (63) nga Prilepi dhe V.J (51) nga Prilepi, janë nën dyshimin se kanë kryer vepër penale ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit’, i paraparë dhe dënuar me nenin 353 paragrafi 1, 3 dhe 5 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë”, citohet në padinë e parashtruar deri te Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup. I denoncuari i parë, siç kumtoi sot…
Për padinë e ngritur kundër tij ka reaguar ish ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Mile Janakievski, duke thënë se ky është një veprim i LSDM-së që ka për qëllim diskreditimin e tij. “Padia penale kundër mua nga SPB Prilep edhe më herët ishte dorëzuar deri tek Prokuroria Publike por u refuzua. Padia tani përsëri ngritet me qëllim diskreditimin tim dhe tërheqjen e vëmendjes nga opinioni për mosrealizimin e asnjë projekti në këtë komunë nga ana e Qeverisë së Zoran Zaevit”, ka thënë Jakimovski. Ai ka shtuar se shitja e këtyre dy banesave, si dhe banesat tjera është bërë në…
07 September Ka vazhduar edhe sot protesta e banorëve të lagjes Drenoc të Tetovës, kundër tentimit të komunës për të hapur një rrugë të re. Banorët për dallim nga një ditë më parë, sot janë tubuar para komunës së Tetovës. “A është kryetarja e komunës këtu? Nëse nuk është ajo këtu s’ka nevojë të futemi brenda, ajo na duhet me atë duam të bisedojmë”. Pas takimit me banorët e revoltuar, kryetari i Këshillit Komunal të Tetovës njoftoi pezullimin e punëve ndërtimore deri pas zgjedhjeve lokale. Pas ankesës nga banorët komuna me vendim të kryetares së komunës ka pezulluar punët për…

