Për padinë e ngritur kundër tij ka reaguar ish ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Mile Janakievski, duke thënë se ky është një veprim i LSDM-së që ka për qëllim diskreditimin e tij.
“Padia penale kundër mua nga SPB Prilep edhe më herët ishte dorëzuar deri tek Prokuroria Publike por u refuzua. Padia tani përsëri ngritet me qëllim diskreditimin tim dhe tërheqjen e vëmendjes nga opinioni për mosrealizimin e asnjë projekti në këtë komunë nga ana e Qeverisë së Zoran Zaevit”, ka thënë Jakimovski.
Ai ka shtuar se shitja e këtyre dy banesave, si dhe banesat tjera është bërë në përputhshmëri me ligjet dhe normat ligjore të Maqedonisë.

