Kapiteni Artur Meçollari i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka komentuar fjalimin e kandidatit për ambasador të SHBA në Shqipëri, Eric Wendt.
Meçollari tha se të shumtë janë ata që shprehen se pse Wendt nuk e atakoi qeverinë, por duhet të kuptohet që detyra e tij është të punojë me qeverinë.
Më tej, kapiten Meçollari tha se Wendt nuk mund të vendosë barriera me qeverinë shqiptare pa ardhur zyrtarisht si ambassador.
Duke u ndalur te fjala i Wendt për drejtësinë, Meçollari u shpreh se kandidati për ambasador e trajtoi jashtëzakonisht mirë çështjen e SPAK.
“Shumë njerëz që mendojnë që pse nuk e atakoi qeverinë. Duhet të kuptojmë, në përkufizim ambasadori është përfaqësuesi i presidentit të Shteteve të Bashkuar që punon me qeverinë që është në pushtet.
Pra ai nuk mund të vendosi barriera me qeverinë pa ardhur ambassador sepse do të punojmë me qeverinë. Nga ajo që unë kuptova çështjen e SPAK-ut e trajtoi jashtëzakonisht mirë. Më pëlqeu mënyra si e trajtoi.
Kishte disa paqartësira ose kishte disa gjëra që nuk shkonin. Për shembull fakti që ai tha unë nuk kam dijeni për investimet e familjes Trump, domethënë kjo nuk shkon sepse në fakt çdo gjë që kërkon në ëeb e gjen menjëherë, kjo ishte një mënyrë për të shmangur vazhdimin e pyetjes”, tha ai.


