Author: almakos

Harxhimet e jetës në gusht të këtij viti, në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, kanë qenë më të mëdha për 1,9 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 4,1 për qind, kumtoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Në krahasim me korrikun e këtij viti, megjithatë, harxhimet e jetës shënojnë rritje prej 0,4 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 0,9 për qind. Rritje e vlerave të harxhimeve të jetesës në gusht të vitit 2017, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur te perimet e freskëta dhe të ngrira, përveç te patatet për 5,3 për qind, pemët e ngrira…

Lexo më Shumë

Në Strumicë nesër me ekspozitën “FKT nëpër objektivin e Sreçko Gungev” dhe me shfaqjen në Teatrin kombëtar të Kosovës “Eshtrat që vonojnë kthehen” nga Teki Dervish dhe në regji të Martin Koçovskit fillon edicioni i 25-të i Festivalit ndërkombëtar të teatrit të dhomës “Risto Shishkov”. Në ditët e festivalit, publiku do të mund të shohë dhjetëra shfaqje teatrale aktorët e të cilëve do të garojnë për çmimin e vetëm që e mban emrin e doajenit të tetarit të Maqedonisë Risto Shishkov. Në skenën e Qendrës për kulturë “Anton Panov” do të marrin pjesë aktorë nga Maqedonia, Kosova, Serbia, Bullgaria dhe…

Lexo më Shumë

07 September Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Zekirija Ibrahimi edhe zyrtarisht do të kandidojë për kryetar në Komunën e Çairit. Ibrahimi do të sfidojë Visar Ganiun nga BDI si dhe Faruk Avdiun nga Aleanca për Shqiptarët. Ndryshe, Ibrahimi njëherit është edhe deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Disa banorë të lagjes Drenovec të Tetovës kanë protestuar për hapjen e një rruge në bllokun katër të kësaj lagjeje, e cila rrugë do të duhet që të lidhet me një tjetër rrugë ku gravitojnë shtëpitë e këtyre banorëve, infrastruktura e së cilës si kanalizimi, shtrimi me begatona, dhe ndriçimi publik është realizuar me vet kontributin e banorëve. Ata të revoltuar theksojnë se në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë autoritetet komunale të Komunës së Tetovës që hapja e rrugës së re të lidhet me rrugën e lagjes së tyre për arsye se në këtë rrugë nuk është paraparë që…

Lexo më Shumë

07 September Presidenti i organizatës humanitare ndërkombëtare “Mjekët pa kufij”, Joan Liu, konsideron se qeveritë evropiane me financimin e programeve të cilat ndalojnë ardhjen e refugjatëve në Evropë, po paguajnë keqtrajtimin e tyre në Libi. Në letrën e sotme të hapur, Liu e ka quajtur sistemin e burgjeve libiane si “ndërmarrje të suksesshme të kidnapimit, keqtrajtimit”.

Lexo më Shumë

B.Q nga fshati Çellopek të martën ka denoncuar keqpërdorim të të dhënave personale të bashkëshortes së tij. Person i panjohur sipas denoncimit, në rrjetet sociale më tre shtator, ka hapur profil të rrejshëm në emër të bashkëshortes së tij dhe një profil me emër tjetër. Duke shfrytëzuar të dy profilet, ai ka komunikuar me të afërmit e saj, veçanërisht me motrën e saj, ka publikuar edhe fotografi të saj me përmbajtje tjera. Policia ka marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Branabiq, do të takohet me ambasadoren e Maqedonisë në Serbi, Vera Jovanovska-Tipko, shkruan media serbe. Takimi në mes të Brababiq dhe Jovanovska – Tipko, do të zhvillohet nga ora 10:30. Ky takim vjen pas përkeqësimit të raporteve të dy shteteve dhe tërheqjes së personelit diplomatik të Serbisë nga Maqedonia. Siç ishte raportuar arsye për këtë tërheqje ishte fakti se Maqedonia do ta përkrahet Kosovën, kurdo që Kosova do të provonte përsëri të anëtarësohej në UNESCO. Një nga temat e takimit mes dy politikanëve pritet të jetë edhe Kosova dhe vota e Maqedonisë në OKB

Lexo më Shumë

07 September Nën moton “Maqedonia e lirë, e lirë jeton”, sonte në Qeveri do të mbahet festimi solemn me rastin e 26 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë. Nikoqir i festimit qendror me rastin e Ditës së pavarësisë sivjet është Qeveria e Republikës së Maqedonisë para pllajës së të cilës do të vendosen instalime artistike interaktive.Në kuadër të festimit qendror është paraparë të mbajë fjalim edhe kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev.Paradite delegacioni qeveritar do ta vizitojë shtëpinë përkujtimore të restauruar të Bllazhe Koneskit në fshatin Nebregovë. Shënimi i Ditës së pavarësisë filloi dje pasdite me ngjarje sportive “Vrapo, luaj,…

Lexo më Shumë

07 September Komisioni kuvendor për çështje evropiane sot duhet ta vazhdojë seancën për Propozim ligjin për shfrytëzimin e gjuhëve, në lexim të parë. Siç kumtoi dje Komisioni për çështje evropiane për sot janë paralajmëruar fjalime përmbyllëse të koordinatorëve të katër grupeve më të mëdha parlamentare në Kuvend, pas çka duhet të votohet për Propozim ligjin. Me ligjin parashikohet që në të gjitha organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, institucionet dhe organizatat, komisionet, personat juridik të cilët kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedonase edhe…

Lexo më Shumë

Moti sot pritet të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 3 deri në 12, ndërsa e ditës prej 23 deri në 32 gradë Celsius. Vlera UV do të jetë 7. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, kryesisht me diell me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të ulet në tetë, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 30 gradë Celsius. Nesër parashikohet të ketë rritje të vranësirave. Do të fryjë erë e përforcuar juglindore e shoqëruar me shi të përkohshëm, vende-vende i rrëmbyeshëm dhe me paraqitjen…

Lexo më Shumë