Disa banorë të lagjes Drenovec të Tetovës kanë protestuar për hapjen e një rruge në bllokun katër të kësaj lagjeje, e cila rrugë do të duhet që të lidhet me një tjetër rrugë ku gravitojnë shtëpitë e këtyre banorëve, infrastruktura e së cilës si kanalizimi, shtrimi me begatona, dhe ndriçimi publik është realizuar me vet kontributin e banorëve. Ata të revoltuar theksojnë se në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë autoritetet komunale të Komunës së Tetovës që hapja e rrugës së re të lidhet me rrugën e lagjes së tyre për arsye se në këtë rrugë nuk është paraparë që të qarkullojnë numër më i madh i automjeteve sepse e njëjta është ndërtuar për të plotësuar vetëm nevojat e banorëve të kësaj lagje. Nga sektori për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore pranë Komunës së Tetovës, thonë se hapja e kësaj rrugë bëhet në interes të banorëve dhe e njëjta do të shërbejë për shkarkimin e komunikacionit të stërngarkuar në disa pjesë dhe lagje të qytetit përfshirë këtu edhe Lagjen Drenovec. Përndryshe, edhe pse punimet parapërgatitore për hapjen e kësaj rrugë kishin filluar, në vendngjarje ishte edhe një buldozer, banorët këmbëngulin se nuk do të lejojnë që të realizohen punime në drejtim të hapjes dhe lidhjes së rrugës me rrugën e lagjes së tyre, pasi që aspak nuk është marrë pëlqimi i tyre rreth këtij projekti.(u.h)
Data 21.05.2026
Aktuale
- “Kemi mekanizmin e badenterit për ta bllokuar”, Sela thirrje deputetëve shqiptar për të mos e votuar Ligjin për përfaqësim të drejtë
- Sasho Klekovski emërohet drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me mandat katërvjeçar
- EMRAT- Sherr mes dy personave për parkimin e makinës, njëri prej tyre plagoset me thikë, autori në kërkim
- Kush janë top 100 kompanitë me fitime më të mëdha në Maqedoninë e Veriut? (LISTA)
- Nga kostumi i shkurtër i profesoreshës te mungesa e certifikimit, çfarë dyshohet për vdekjen e pesë zhytësve në Maldive
- “Sapo dolëm në ujërat jugosllave, varka u përmbys nga dallgët, gruaja me tre fëmijët ranë në ujë”- Dëshmia në hetuesi e shkodranit që e ktheu UDB-ja: Pashë ca hije të zeza që…
- Ishte futur në ‘listën e zezë’, SHBA heq sanksionet ndaj Francesca Albanese
- Tërmeti me magnitudë 4.4 ballë godet rajonin e Napolit

