07 September
Me 9 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve kaloi në Komisionin për Çështje Evropiane. Edhe në vazhdimin e tretë të debatit pati replika midis deputetëve të shumicës dhe opozitës lidhur me përmbajtjen e këtij propozim-ligji që ka të bëjë me rregullimin e përdorimit zyrtar të gjuhëve të bashkësive etnike, përkatësisht të gjuhës shqipe e cila është e përcaktuar si gjuhë që e flasin mbi 20% nga numri i përgjithshëm i popullatës në vend. Pro ligjit votuan anëtarët e LSDM-së, BDI-së dhe BESËS dhe Aleancës. Anëtarët e VMRO-së nuk votuan as pro as kundër e as të përmbajtur. Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së, Ilija Dimovski kundërshtoi edhe një herë ashpër propozim-ligjin, në të cilin sipas tij keqpërdoret ylli i Bashkimit Evropian, masakrohet Kushtetuta dhe realizohet e a.q. “Platforma e Tiranës”. Sipas tij, me këtë propozim-ligj që mund të miratohet me shumicë të thjeshtë, në mënyrë jok-ushtetuse do të kundërshtohen shumë ligje tjera që janë sjellë me shumicë të kualifikuar. Madje propozim-ligji parashikon dygjuhësi në të gjitha institucionet shtetërore, që sipas interpretimit të Dimovskit është shkelje e Kushtetutës.
Ndërmarrjet publike në Ohër, z. Tuntev do të jenë dygjuhësore, njësitë rajonale të agjencive, agjencia për punësim, ose agjencia për zhvillimin e bujqësisë në Ohër do të jenë dygjuhësore. Drejtoritë në Ohër, ato për kontrollimin e fluturimit dhe lundrimit do të jenë dygjuhësore. Të gjitha institucionet shëndetësore në Ohër, Veles, Shtip, Vinicë, në Dellçevë, në Berovë do të jetë dygjuhësore…Të gjitha institucionet shtetërore që janë në pushtetin shtetëror, përfshirë edhe ato shëndetësore do të jenë dygjuhësore- tha Ilija Dimovski, VMRO DPMNE.
Lirinë më të madhe njeriu mund ta ndjejë kur i ka të drejtat që i garantohen edhe nga Zoti edhe nga konventat ndërkombëtare edhe nga legjislacioni shtëpiak. Për shkak të kësaj, unë tani nuk mund të kuptoj pse ka nevojë dikush të emërohet si armik, kur të gjithë së bashku jetëojmë këtu dhe të gjithë mundohemi t’i gjejmë punët që na bashkojnë- u pergjigj Tomisllav Tuntev, LSDM.
Koordinatori i grupit parlamentar të Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli tha se nuk ka nevojë për frikë, pasi ky propozim-ligj vetëm avancon por nuk zyrtarizon gjuhën shqipe, ashtu siç kishte qenë e planifikuar me Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare.
Ne vetëm e avancojmë gjuhën shqipe. Po avancohet gjuha shqipe me këtë propozim-ligj, por nuk zyrtarizohet. Nëse e analizoni propozim-ligjin me vëmendje do të shihni se nuk bëhet zyrtarizimi i gjuhës shqipe në territorin e shtetit. Prandaj nuk ka arsye pse duhet t’i frikësoni veçanërisht bashkë-kombasit tonë maqedonas se zyrtarizohet gjuha në gjithë territorin e republikës. (15:27-15:32) Nuk është e rregulluar për ato komuna ku shqiptarët ose komunitetet tjera janë nën 20%- tha Fadil Zendeli, Lëvizja Besa.
Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi pranoi se propozim-ligji mund të ishte më i mirë në rast se do të kishte ndryshime kushtetuese por se edhe si i këtillë e paraqet realitetin multi-etnik në vend.
Gjuha është e drejtë e natyrshme që i takon secilit etnitet, pasi me këtë edhe institucioneve dhe vetë qytetarëve ua lehtëson punën e përditshme. Them e drejtë e natyrshme sepse shqiptarët por edhe etnitetet tjera në vend nuk kanë një tjetër vendlindje, por Republikës së Maqedonisë. Miratimi i këtij ligji, sado pak pasqyron realitetin faktik, por edhe historik e kulturor të MAqedonisë, gjithmonë në pajtim me Kushtetutën e vendit tonë– tha Ejup Alimi, BDI.
Debati për këtë propozim-ligj do të vazhdojë në seancën plenare pas çka sërish do të kthehet në Komision e në fund edhe një herë në seancë. Në secilin trup pune debate do të zgjasë nga tre ditë.
Anesa Aliti

