Nga 70 vende në botë, sipas testeve të PISA për vitin 2015, Maqedonia është ranguar në vendin 67 për shkencë dhe lexim dhe në vendin 66 për matematikë.
Vetëm 1 % e nxënësve 15-vjeçarë kanë arritje të shkëlqyeshme në së paku një lëndë, ndërkaq, 52.2% kanë arritje të këqija tek të gjitha lëndët. Testet PISA përfshijnë testim në shkencë, lexim dhe matematikë.
Duke analizuar këto rezultate, Organizata Qytetare “Finance Think”, vlerëson se në Maqedonmi ende dominojnë metodat tradicionale ku mësimdhënësi është përcjellës i dijes, ndërkaq nxënësi është pranues pasiv.
Vlerësimet u dhanë në tryezën e rrumbullakët të titulluar: ”Pesa në ditar, njësha në PISA – Pesë prioritetet për përmirësim të kualitetit të arsimit fillor”, ku u prezantua hulumtimi i realizuar pas notave të dobëta të testimit të PISA-s.
Ndërkohë, Kosova në këtë listë radhitet e fundit gjegjësisht e 68-ta, ndërkaq Shqipëria ndodhet në vendin 51. Vendin e parë në këtë listë e ka Singapori. A. Bafqari /SHENJA/

