Ligji për Gjuhët kaloi Komisionin për Çështje Evropiane dhe me 9 vota pro u përcoll për lexim të parë në seancë plenare. Votimit i parapriu diskutimi treditor që u karakterizua me debate të ashpra, kryesisht mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së akuzuan se ky ligj e shkel Kushtetutën dhe del jashtë konrizave të Marëveshjes së Ohrit, ndërsa ata të LSDM-së mohuan këto akuza duke thënë se është vetëm rrumbullaksim i ndryshimeve ligjore të cilat ishin bërë edhe në vitin 2008 dhe 2011.
Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli tha se propozim-ligji në fjalë e avancon gjuhën shqipe, por nuk e zyrtarizon dhe nuk e bën të barabrtë me gjuhën maqedonase. Ndërkaq, nga BDI thane se ligji për përdorimin e gjuhëve rrumbullakson pjesën legjislative të Marëveshjes së Ohrit.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe sot kërkuan që ligji të tërhiqet nga komisioni për çështje evropiane dhe të hapet për debat publik në komisionin juridiko-ligjvënës si dhe të ftohen ekspert dhe përfaqësues të institucioneve shkencore, por kërkesat e tyre u refuzuan nga shumica parlamentare. A. Zeqiri /SHENJA/

