Akuza se cila parti ka bërë më shumë apo më pak për komunitetet më të vogëla në vend karakterizoi ditën e dytë të debatit në Kuvend në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane mbi propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve. Deputeti i RDK-së Vesel Memedi madje shkoi një hap më larg duke tërhequr vëmendjen deputetëve tjerë që mos të lejojnë të përsëritet skenari i përgjakshëm i 27 prillit. Ai VMRO – DPMNE-së por edhe përkrahësve të saj ua dërgoi mesazhin që mos ti frikësohen gjuhës shqipe sepse me integrimin e saj në këtë ligj, nuk do të shpartallohet Maqedonia.
“Mos e mbjellim atë frikë te popullata maqedonase për sa i përket Platformës së Tiranës sepse do të na ndodh ajo që ndodhi më 27 prill. Kush do ti mbaj pasojat e 27 prillit tani. Nuk mund të amnistoheni askush aspak asnjëri prej nesh. Ne jemi figura publike dhe duhet të mbajmë llogari dhe përgjegjësi për fjalët që i themi sepse ka pasoja nesër. Jo shqiptarët, pikërisht VMRO-ja, partitë maqedonase dhe maqedonasit duhet të luftojnë për këtë ligj. Atëherë ju e tregoni madhështinë tuaj, kur të luftoni për të drejtat e qytetarëve tuaj që jetojnë në këtë shtet. Dhe sa më shumë jeni kundër këtij ligji, aq më shumë krijohet anomoziteti dhe hendeku mes shqiptarëve dhe maqedonaseve”,paralajmëroi deputeti i RDK-së Vesel Memedi.
Deputeti socialdemokrat Petre Shilegov me tone mbrojtëse për këtë propozim ligj. Shilegov tha se kolegët e tij duhet të jenë të kujdesshëm për fjalorin që përdorin për këtë ligj sepse mund mund të lind pasoja për Maqedoninë.
“Është tërësisht e papërgjegjshme që këto çështje sensitive, dikush gënjeshtrat popullit t’ia shesë si të vërteta, sepse askush askund nuk parashesh që në Berovë, Vinicë, Dellçeve, struktura etnike homogjene maqedonase do të ketë nevojë çdolloj niveli të përdorë gjuhë tjetër që nuk është gjuha amë e që është zyrtarë, më saktë gjuha maqedonase. Këtu dëgjova që në çerdhe duhet të flasin gjuhën shqipe, ju lutem të qëndrojmë pas peshës së fjalëve, sepse janë fjalë që lindin pasoja tek shoqëria”,shtoi, Petre Shilegov
VMRO – DPMNE-ja nëpërmjet deputetit Ilija Dimovskit edhe njëherë përsëriti qëndrimin se ky propozim ligj në mënyrë proporcionale nuk përfaqëson të gjitha komunitetet në vend dhe i njejti favorizon vetëm gjuhën shqipe.
“Kishte premtim se ligji për përdorimin e gjuhëve do të jetë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Me këtë ligj për fat të keq, do të diskrimonojmë kumunitetet më të vogla në vend, tëkomunitetit turk, komunitetit boshnjak, komunitetit vlleh, rom e të tjerë, të cilët në asnjë mënyrë nuk janë përfshirë në këtë ligj dhe në fund do të kemi mosbesim të thelluar mes komuniteteve në Maqedoni”, deklaroi deputeti i VMRO – DPMNE-së,Ilija Dimovski.
Për dallim prej dje, prania e faktorit ndërkombëtarë sot ishte në nivel më të ulët, ndërsa debati për propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve, sipas kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi do tëvazhdon edhe nesër./ Almakos.com
Përgatiti: Blerim Ismaili
Kamera: Edvin Serjani
Montazh: Edvin Sejrani
Almakos.com

