100 ditëshi i Qeverisë është zhgënjyes për qytetarët të cilët kanë pritur shumë nga Qeveria e re. Qytetarët e anketuar nga Televizioni SHENJA vlerësojnë se kjo Qeveri ka qenë shumë shpresëdhënëse për ta, por se ajo që është realizuar deri më tani është shumë pak, në krahasim me premtimet që janë dhënë paraprakisht.
“Jam i zhgënjyer edhe me të parën parti edhe me të dytën. Nuk jena të kënaqur. Unë këta dy sy është dashur t’i operoj as pension, as ndihmë sociale as asgjë. Nuk më ka ndihmuar askush edhe nuk jam i kënaqur aspak…Me Qeveri më nuk dua të kem, gënjeshtra. Ne kërkojmë njerëz të pastër që do t’i nxjerrin në dritë shqiptarët njëherë e përgjithmonë, jo me gënjeshtra dhe fantazi…. Jemi të gënjyer prej në fillim deri në mbarim, a ka mundësi me na gjetë njerëz që mendojnë për popullin, se populli duan të hanë buk dhe jo barë, sanë, por edhe ndihmë sociale nuk kam, nuk më japin hajdutët. A është e drejtë kjo, edhe unë jam njeri, edhe unë dua të jetoj, edhe unë kam të drejta të barabarta se i këtij shteti jam. Por jam fajtor se jam shqiptarë, po jam krenar se jam shqiptarë, se toka ime është prej kësaj toke nuk largohem as një gram.”, ka deklaruar një qytetar.
“Diçka ka realizu, veç ato premtime që I kanë dhënë as 80 % nuk janë të realizume. Në qoftëse nuk e ngritni klasën e mesme këtu shtet nuk ka. Partitë e shqiptarëve nëse nuk bashkohen të bëhen një, ne kemi me hjek shumë me këtë Qeveri ”, ka thënë një qytetar tjetër.
“Nuk mund të them se jam i zhgënjyer por vetëm 50-50. Vetëm se nuk është arritur qëllimi i asaj që është premtuar”, deklaroi një qytetar.
Të njëjtin mendim ndajnë edhe një pjesë e popullatës që i përkasin etnisë maqedonase.
“Nga ajo që kanë premtuar akoma nuk është realizuar asgjë. Të shohim, ajo është mirë, janë mbledhur, por të shohim çfarë do të realizojnë, pra akoma nuk është realizuar.”, tha një qytetar.
Megjithatë, një pjesë tjetër mendon se në këtë 100 ditësh është realizuar ajo që është premtuar.
“Unë mendoj se është realizuar ajo që është premtuar, por deri në fund do të shohim si do të jetë, nëse do të realizohet gjithë ajo që është premtuar ose jo.”, u shpreh një qytetar.
Zhgënjimi është i madh, po aq sa ishin pritjet e qytetarëve menjëherë pasi është zgjedhur Qeveria e re. Televizioni SHENJA ju sjell anketat e qytetarëve të cilët ishin shumë optimistë kur u zgjedh Qeveria e re dhe të cilët prisnin reforma të shumta në të gjitha fushat.
“E kalueshmja ka qenë shumë e dobët, si nga ana ekonomike, si nga ana politike. Ka të burgosur të pafajshëm dhe shumë kriminel kishte. Tek populli varfëri, papunësi. E Zaevi si u deklarua në fushatë, unë pres që shumë më mirë do të bëhet”, kishte deklaruar një qytetar më 1 qershor.
“Mendoj se do të rregullohet, punët shkojnë nga e mbara. Do ketë përmirësime në aspektin ekonomik…Më tepër reforma duhen tek gjyqësori, në ekonomi, investimet të rriten, ekonomia të ecë përpara, aty është esenca, sidomos në pjesën shqiptare të investohet më tepër, e shihni gjendjen…të shohim koha do të tregon se a do të jetë më mirë”, pati deklaruar më parë një qytetar.
“Kjo qeveria e re është më e mirë se ata që kanë qenë VMRO-BDI. Duhet të punohet për popullin, që rinia të mos ikin jashtë shteti…Për shqiptarët më mirë do të jetë tash”, kishte thënë një qytetarë tjetër.
“Gjithë të mirat. Ja prej ditës së parë filluan të realizojnë, sot testimi ekstern do të hiqet. Mendoj që duheshte një ndryshim i këtillë”, pati thënë një qytetar, për TV SHENJA.
Gjatë prezantimit të punës së Qeverisë në 100 ditëshin e parë, Zaev tha se janë bërë shumë reforma në sfera të ndryshme. Ai ka përmendur këtu transparencën e institucioneve ndaj mediave, përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore si dhe përqendrimin e vëmendjes në integrimet euroatlantike.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
Data 21.05.2026
Aktuale
- Menduh Thaçi: Ahmeti është takuar tinza disa herë me Mickoskin, më informuan nga VMRO-ja
- Alarm në shkollën teknike në Skenderaj: Nxënësve të mitur u gjenden armë, fishekë dhe thikë në çanta
- “Kemi mekanizmin e badenterit për ta bllokuar”, Sela thirrje deputetëve shqiptar për të mos e votuar Ligjin për përfaqësim të drejtë
- Sasho Klekovski emërohet drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me mandat katërvjeçar
- EMRAT- Sherr mes dy personave për parkimin e makinës, njëri prej tyre plagoset me thikë, autori në kërkim
- Kush janë top 100 kompanitë me fitime më të mëdha në Maqedoninë e Veriut? (LISTA)
- Nga kostumi i shkurtër i profesoreshës te mungesa e certifikimit, çfarë dyshohet për vdekjen e pesë zhytësve në Maldive
- “Sapo dolëm në ujërat jugosllave, varka u përmbys nga dallgët, gruaja me tre fëmijët ranë në ujë”- Dëshmia në hetuesi e shkodranit që e ktheu UDB-ja: Pashë ca hije të zeza që…

